Bilall Kasami e la në gjendje skandaloze pjesën e jashtme të stadiumit të qytetit

“Këto dyqane që shihni pas meje, dikur ishin që të gjitha në funksion, megjithatë, qiraxhinjtë u hoqën nga këta dyqane, me pretekstin se do...

Mbi 50 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri; deri tani janë regjistruar 9136 pasgoditje

Numri i viktimave nga tërmeti i fortë që goditi Turqinë dhe Sirinë ka kaluar mbi 50 mijë. Sipas përditësimit më të fundit të të dhënave nga autoritetet, në Turqi janë konfirmuar mbi 44 mijë viktima.

 

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD), numri i të vdekurve në Turqi nga tërmeti i 6 shkurtit dhe pasgoditjet e deritanishme është 44,218.

 

Nga ana tjetër në Siri numri i viktimave deri më tani arrin shifrën 5914. Të dyja vendet së bashku e kalojnë shifrën e 50 mijë viktimave.

 

 Pas tërmeteve te forta te 6 marsit me magnitude kanë ndodhur 9136 pasgoditje.

 

Ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen e trupave nga rrënojat.

 

Krahas jetëve të humbura në të dyja shtetet raportohet dhe për dëme të shumta materiale.

 

E gjitha bota është solidarizuar duke dhënë ndihma në këtë moment të vështirë për Sirinë dhe Turqinë.

Latest Posts

I njohur ndërkombëtarisht, artisti i grimit, Ernesti, fillon realizimin e masterclass për studentë

Ai është një nga artistët e grimit, ndër më të njohurit në botë. Fjala është për shqiptarin Ernest.mua, i cili po krijon brendin e tij,...

Interes ndërkombëtar për “Melian”, brande të tjera spanjolle kërkojnë të vijnë në “San Pietro Resort”

Hoteli me 5 yje “Melia” Durrës në Gjirin e Lalzit, ka ndryshuar së fundmi këndvështrimin si nga ana e tour-operatorëve por ashtu edhe të...

BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...