Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Shaip Kamberi: Para kërcënimit, një deputete serbe më akuzoi që mora pjesë në ndejën e Pavarësisë së Kosovës në Beograd


Kamberi: Para kërcënimit, një deputete serbe më akuzoi që mora pjesë në ndejën e Pavarësisë së Kosovës në Beograd.

Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, deputeti Shaip Kamberi, ka thënë se është kërcënuar për shkak të aktivitetit të tij politik si shqiptar.

“Përmes rrjetit social, një person me emër serb më kërcënon në gjuhën serbe dhe më thotë se do të më përcjellë kudo që shkoj”, tha ai.

Sipas tij kërcënimi lidhet me albanofobinë e cila është çdo ditë në rritje në Serbi.

“Edhe shtypi pro qeveritar edhe deklaratat e zyrtarëve në Serbi kanë nxitur opinionin serb kundër shqiptarëve për një klimë antishqiptare. Këto janë produkt i asaj politike që është udhëhequr kundër shqiptarëve dhe për çështjen e Kosovës”, tha ai për rtk.

Kamberi bëri me dije se ka njoftuar kryetarin e Parlamentit për këtë kërcënim.

Ai bëri me dije se kërcënimi erdhi një ditë pasi që edhe një deputete serbe akuzoi atë, për shkak të pjesëmarrjes së tij në aktivitetin për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që u organizua në Beograd.

Latest Posts

Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë...

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke Leopard 2

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania, konfirmoi të hënën kancelari Olaf Scholz gjatë një konference...

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...