“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Ramiz Lladrovci: Normalizim i raporteve të ujkut me qengjin

“Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, është tullumbace e re në qiellin ballkanik. Pra, emri i marrëveshjes më duket interesant, por, duke njohur Serbinë, është titull naiv. Nuk do ta komentoj përmbajtjen, ngase ende nuk është zyrtarizuar.

Serbia, me shekuj, ka studiuar rrugët si t’i pushtojnë tokat shqiptare, andaj, “rrugën e normalizimit”, nuk e shoh sot as të bindshme, madje as të mundshme, aq më pak me këtë koniunkturë politike që sundon në Serbi.

Pse? Serbia kurrë nuk i njohu krimet as gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve, para dhe pas Kongresit të Berlinit, në Luftën e Parë Botërore, ndërmjet dy luftërave botërore, koha e Rankoviqit, dhuna pas vitit 1981 deri në çlirimin e Kosovës, në veçanti krimet e vitit 1998-1999.

Ende politika aktuale serbe, nuk i njohu ato krime, madje as helmimet e nxënësve, prandaj, as nuk pres të kërkoj falje as për 400 varrezat masive.

Me votat që nuk përfillin opozitën, kam pritur nga Kryeministri më shumë konsistencë. “Normalizimi”, për aq sa e njoh politikën serbe, do të thotë kurth për të gjithë ata që nuk e kanë përjetuar krimin nga ai regjim gjenocidal.

Do të ishte mrekulli për herë të parë në histori, nëse “normalizimi” do të realizohej, si term i panjohur në politikën serbe ndaj shqiptarëve, për dyqind vjetët e fundit.

Kjo i bie, si normalizim i raporteve të ujkut me qengjin!

Latest Posts

Sondazhet: Mbështetja për Biden drejt rënies

Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie të vogël krahasuar me një muaj më parë, duke ju afruar nivelit më të ulët...

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...

Irani dënon me vdekje pesë persona që thotë se punuan për Izraelin

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka dënuar me vdekje pesë persona – katër burra dhe një grua – të cilët...