Talat Xhaferi: Me ligj zbatojmë kërkesat e kahmotshme të qytetarëve

Sonte, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti kanë mbajtur tubim në Çair në një pritje jashtëzakonisht e madhe nga aktivistët e BDI....

Finlanda nis ndërtimin e gardhit në kufi me Rusinë

Finlanda ka nisur të ndërtojë një gardh kufitar prej 200 kilometrave në kufi me Rusinë, për të rritur sigurinë.

Garda Kufitare ka thënë se gardhi do të jetë tri metra, me tela gjemborë në krye.

Finlanda është vendi i Bashkimit Evropian që ndan kufirin më të gjatë me Rusinë – 1.340 kilometra.

Aktualisht, kufijtë e Rusisë sigurohen vetëm përmes një gardhi të lehtë prej druri.

Finlanda ka vendosur të ndërtojë mbrojtjen e re, pas rritjes së numrit të rusëve që duan t’i ikin rekrutimit në vendin e tyre për të luftuar në Ukrainë.

Ky shtet nordik, po ashtu, është duke iu afruar anëtarësimit në NATO.

Pas nisjes së luftës në Ukrainë, më 24 shkurt të vitit të kaluar, Finlanda dhe Suedia kanë vendosur t’i bashkohen aleancës veri-atlantike sa më shpejt që është e mundur, duke i dhënë fund qasjes neutrale.

Mirëpo Helsiniki përballet me më pak probleme diplomatike sesa Stokholimi, pasi Qeveria finlandeze dëshiron të ecë përpara, para zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen në Finlandë në muajin prill./R.E.L

Latest Posts

Vizita e Xi Jinping në Moskë/ Blinken: Kina po mbulon diplomatikisht krimet e luftës së Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas takimit mes presidentit kinez Xi Jinping me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Sipas...

“Aktivisti” po shqyrtohet në KQZ/ Celibashi: Do marrim vendim

Komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus bëri me dije se institucioni që ai shqyrton ka marrë në vlerësim...