Bilall Kasami e la në gjendje skandaloze pjesën e jashtme të stadiumit të qytetit

“Këto dyqane që shihni pas meje, dikur ishin që të gjitha në funksion, megjithatë, qiraxhinjtë u hoqën nga këta dyqane, me pretekstin se do...

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së: Kreu i Wagner-it, kriminel lufte

Shefi i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara tha se Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit të mercenarëve rusë, Wagner – që po luftojnë në Ukrainë – është kriminel lufte.

 

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, tha gjatë një seance të Senatit amerikan se Departamenti i Drejtësisë po i ndihmon Ukrainës të hetojë krimet e luftës që supozohet se janë kryer që kur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti, përfshirë edhe krimet e pretenduara të kryera nga grupi Wagner.

 

“Prigozhin, që udhëheq këtë grup, sipas mendimit tim është kriminel lufte”, tha ai para Senatit.

 

“Ndoshta kjo është një deklaratë e papërshtatshme që ta them unë, si gjyqtar pa poseduar të gjitha provat. Por, mendoj se në këtë pikë ne kemi më shumë prova të mjaftueshme që unë të ndihem kështu. Ai grup, që është përgjegjës për sulmet ndaj ukrainasve në Donbas, përfshirë edhe sjelljen e të burgosurve nga kapet e burgjeve ruse. Thjesht, është e pakuptueshme ajo që ata po bëjnë”, tha ai.

 

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, ka deklaruar se Kievi po heton Prigozhinin për krime të luftës dhe Garland tha se Shtetet e Bashkuara po e ndihmojnë Ukrainën në këto hetime.

 

Prigozhin është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe edhe pse Wagner operon kryesisht ndaras nga ushtria ruse, ky grup mercenarësh ka pasur një rol kyç në sulmin ndaj Ukrainës.

 

Në janar, SHBA-ja zyrtarisht e shpalli Wagner-in organizatë kriminale transnacionale, duke e vendosur në listën e njëjtë me grupet e mafive italiane dhe me grupet e krimit të organizuar të Japonisë dhe Rusisë.

 

Ky vendim lejon që shteti të vendosë sanksione më të gjera në nivel global, përfshirë edhe ndaj operacioneve mercenare dhe biznesore në Afrikë.

 

Ligjvënësit amerikanë po kërkojnë nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, që ta shpallë Wagner-in grup terrorist.

 

Prigozhin është paditur nga Departamenti i Drejtësisë më 2018 për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane./rel

Latest Posts

Ernesti së shpejti do bëj ‘boom’ në botën e grimit, ja si

Ai është një nga artistët e grimit, ndër më të njohurit në botë. Fjala është për shqiptarin Ernest.mua, i cili po krijon brendin e tij,...

Interes ndërkombëtar për “Melian”, brande të tjera spanjolle kërkojnë të vijnë në “San Pietro Resort”

Hoteli me 5 yje “Melia” Durrës në Gjirin e Lalzit, ka ndryshuar së fundmi këndvështrimin si nga ana e tour-operatorëve por ashtu edhe të...

BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...