“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Vuçiq për Asociacionin: Kurti thotë se nuk i përmbahet obligimeve që i ka marrë një qeveri kriminale


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shprehur i sigurt që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai, duke folur për mediat serbe, ka thënë se nuk e ka këtë pritje.

Vuçiq ka thënë se në Kosovë politikanët merren politika ditore, prandaj, sipas tij, është Serbia që duhet bëj vendimet.

Për këtë arsye, ka thënë ai, është gati se i bindur që Kurti nuk do ta themelojë ASK-në në të ardhmen, transmeton Gazeta Express.

“A do të jetë një muaj, dy apo gjashtë, por dikush do të duhet ta themelojë atë, e më pas topi është te ne për diskutime të tjera”, ka thënë Vuçiq.

Sipas Vuçiqit, Kurti ka thënë se ai nuk mund t’i pranojë obligimet që ka marrë përsipër një qeveri kriminale, duke e pasur fjalën për qeveritë pararendëse në Kosovë.

Ai ka thënë se nuk kanë arritur pajtim në Bruskel gjatë takimit të djeshëm me Kurtin.

Latest Posts

Nga emigrantët e paligjshëm tek siguria kibernetike, zbardhet takimi Rama-Sunak

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik, Rishi Sunak është zbardhur përmes një deklarate të përbashkët për mediat.   Në deklaratën e publikuar...

Sondazhet: Mbështetja për Biden drejt rënies

Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie të vogël krahasuar me një muaj më parë, duke ju afruar nivelit më të ulët...

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...