“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Klinaku ngre dyshimet: Ka dëshmitarë që ZPS i ka korruptuar për dëshmi të rrejshme kundër krerëve të UÇK-së


Kryesuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka ngritur disa dyshime për sjellje jokorrekte të Prokurorisë Speciale në Hagë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.

Klinaku pretendon se ka raste kur ZPS u ka premtuar banim jashtë Kosovës disa dëshmitarëve vetëm për të dëshmuar kundër ish-krerëve të UÇK-së.

“Ka raste të dëshmitarëve që unë i di e që ZPS ju flet edhe serbisht dhe ju premtojnë strehim e banim jashtë Kosovës, vetëm e vetëm që të japin dëshmi të rrejshme kundër krerëve të UÇK-së, por ata janë duke refuzuar”, shkroi Klinaku në Facebook.

“Po të kishin frikë ata dëshmitarë, nuk do të tregonin dhe nuk do ta bënin vet publike e duke treguar se kanë dhënë dëshmi”, tha tutje.

Ndryshe, sot, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku bëhen të ditur emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.

Klinaku reagoi edhe ndaj këtij veprimi të ZPS-së, duke e quajtur veprim skandaloz.

“Skandali tjetër dhe poshtërsia e radhës nga Gjykata Speciale, përkatësisht pseudo Zyra e Prokurorit të Specializuar: I publikon emrat e viktimave që kinse i kanë kryer krerët e UÇK-së, e kjo bëhet para se të filloj procesi gjyqësor”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Latest Posts

Sondazhet: Mbështetja për Biden drejt rënies

Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie të vogël krahasuar me një muaj më parë, duke ju afruar nivelit më të ulët...

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...

Irani dënon me vdekje pesë persona që thotë se punuan për Izraelin

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka dënuar me vdekje pesë persona – katër burra dhe një grua – të cilët...