Ndjenja e humbjes ka hutuar DPS,të shtëna me armë në drejtim të aktivistëve të Forumit Shqiptarë,Nik Gjeloshaj:Politikat e tyre i kemi përmbysur në 2019,më 5 mars do ta vulosim

Forumi Shqiptarë sonte ka anuluar tubimin me qytetarët e BL në Mileshpër arsye se një pjesëtarë i kualicionit “Rrugës së drejtë” të përbërë nga PDS(DPS),SD,Partia boshnjae dhe UDSH,Emin Begoviqi,për ndryshe kandidati për këshilltar nga UDSH, ka shtënë me armë në drejtim të aktivistëve të Forumit Shqiptarë të cilët kanë qenë duke përgatitur tubimin.

Forumi Shqiptarë dëshiron një fushatë demokratike dhe korekte dhe nuk do të lejojë që askush dhe qëllimi i askujt humbës të cenojë raportet midis qytetarëve të Malësisë,thuhet në deklaratën e Forumit Shqiptarë.

Ja deklarata e plotë:

Përfitojmë nga rasti të njoftojmë publikun që sonte e kami anuluar tubimin në BL Milesh, në kuadër të fushatës për zgjedhje lokale në Komunën e Tuzit. E kemi bërë këtë pasi një anëtar i listës “Rrugës së drejtë”, të përbërë nga PDS (DPS), SD, Partia boshjhake dhe UDSH, Emin Beqoviqi, për ndryshe kandidati për këshilltar nga UDSH, ka sulmuar disa nga aktivistet tanë që ishin duke përgatitur tubimin, duke shtenë dy herë nga pushka gjahu në drejtim të vendit ku duhej të mbahej tubimi, në të cilin vend ende kishte fëmijë që posa përfundonin lojen e tyre të futbollit.
Është qartë se koalicioni humbës i bashkuar rreth DPS-it ka angazhuar kandidatin nga lista e vetë zgjedhore që të shkaktojë probleme, pasi janë të vetëdijshëm se do të humbin.

Manipulimi politik i regjimit të mëparshëm që tridhjetë vite ka ushtruar masat shtrënguese dhe represive ndaj Shqiptarëve, duke e lënë Malësinë të pazhvilluar, sot përfaqësohet nga ky grup që sonte ka pësuar edhe një humbje, atë njerëzore dhe politike. Fakti se kanë angazhuar jo një aktivist, por kandidatin nga lista e vetë, dhe ata në natën e mbajtjes së gjoja konventës së tyre përfundimtare, tregon mjaft vetë për veti! Por, këta humbësa politikë, nuk do të mashtrojnë as nuk do të manipulojnë më askënd, pasi politika e tillë është e mposhtur më 2019 dhe do të vuloset më 5 mars.

Malësia e bashkuar tashmë ka dalë fituese ndaj një politikë të tillë dashakeqëse, ashtu që të gjithë së bashku, ashtu siç i ka hije Shqiptarëve, të dielën do të festojmë fitorën e përbashkët bindëse.

Nuk mundemi pa e përsëritur se jemi të habitur me veprim të këtij përsoni dhe presim që organët kompetente të shtetit brenda një afati sa më të shkurt do ta zbardhin këtë rast dhe do të ndërmarrin të gjitha masat me qëllim të ruajtjes së paqes së qytetarëve dhe të rendit publik, që situata mos të përshkallëzojë me pasoja edhe më të mëdha.

Forumi Shqiptar dëshiron një fushatë demokratike dhe korekte dhe nuk do të lejojë që askush dhe qëllimi i askujt humbës të cenojë raportet midis qytetarëve të Malësisë.

Por, dhuna dhe dhunuesit nuk do të na pengojnë që në mënyrë demokratike dhe paqësore të korrim një fitore të sigurt në zgjedhje lokale në Tuz, më datën 5 mars 2023.