Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Deputetët serbë marrin mbi 1 mijë e 700 euro pagë në muaj pa ardh fare në Kuvend


Mbi 1 mijë e 700 euro pagë në muaj për deputetët serbë që nuk vijnë kurrë në Kuvend.

Pa shtesa, pa mbushje telefoni, pa mëditje e pa benefite të tjera, 1722 euro pagë bazë në muaj merr secili deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kjo shifër është e njëjtë si për deputetët e pushtetit e opozitës që marrin pjesë në seanca, votime e komisione, e edhe për deputetët që këto ulëse i lënë thuajse gjithmonë të zbrazura.

Paga e re që për deputetët është rritur 150 euro me Ligjin për Paga, pashmangshëm u takon edhe deputetëve të rinj të Listës serbe, të cilët që nga 17 nëntori kur bënë betimin, nuk kanë shkelur më në Kuvend.

Por, këtë ua mundëson Rregullorja e Kuvendit, e cila kërkon vetëm një paraqitje në 6 muaj që mandati i deputetit të vazhdojë të jetë i vlefshëm, çka është shfrytëzuar në çdo legjislaturë nga ky minoritet.

Kjo praktikë e bojkotit të tyre po shihet problematike e me pasoja nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Eugen Cakolli nga KDI thotë se shoqëria civile ka propozuar sanksione financiare për mungesat e deputetëve, por ajo nuk ishte votuar nga këta të fundit në Kuvend, pasi ato sanksione do t’i preknin edhe vetë ata, të cilët nuk janë të rrallë në mungesa.

Qasjen e deputetëve të Listës Serbe po e konsideron si keqpërdorim të vullnetit të qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë edhe njohësi i çështjeve politike Arbnor Sadiku.

Ai thotë se pavarësisht mospjesëmarrjes në seanca dhe komisione, përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës vazhdojnë të shfrytëzojnë edhe benefitet e tjera që përfitohen nga shtetit si: pagesat për karburante, mbushje të telefonit dhe të tjera./RTVDukagjini

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...