“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Spitali i Prishtinës do të ndërtohet në Hajvali, përfundon për rreth 4 vjet


Spitali i Prishtinës do të ndërtohet në Hajvali, përfundon për rreth 4 vjet.

Një tokë rreth 4 hektarëshe në afërsi të Pallatit të Drejtësisë në lagjen Hajvalia, është përcaktuar të jetë prona e Spitalit të Prishtinës, që pritet të nisë së ndërtuari sivjet.

Për realizimin e premtimit të kamotshëm, u krye studimi i fizibilitetit, e aktualisht është në fazën e planit detal që pritet të përfundojë kah mesi i muajit, raporton Ju Flet Prishtina.

Kjo qendër e shëndetësisë sekondare do të ketë emergjencën, ambulancën specialistike, internon, disa departamente kirurgjike, gjinekologji, pediatri e edhe departamentet e diagnostikës.

Institucioni që parashihet me ligjin për kryeqytetin pritet të ketë rreth 370 punëtorë, nga ta 60 ose 80 mjekë dhe të tjerët infermierë e punëtorë ndihmës.

Spitali nuk do të ju shërbejë vetëm prishtinasve por të gjithë qytetarëve nga komunat të cilat përfshijnë rajonin e saj.

Për këtë projekt, komuna ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Odën e Mjekëve e ShSKUK-në për të marrë edhe rekomandimet e këtyre institucioneve.

I gjithë projekti pritet të kushtojë rreth 50 milionë euro, e që parashihet të kryhet për afro 4 vite. Për financim, komunarët thonë se do të shohin mundësinë e përkrahjes edhe nga ekzekutivi por edhe nga donacione të tjera.

Latest Posts

Sondazhet: Mbështetja për Biden drejt rënies

Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie të vogël krahasuar me një muaj më parë, duke ju afruar nivelit më të ulët...

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...

Irani dënon me vdekje pesë persona që thotë se punuan për Izraelin

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka dënuar me vdekje pesë persona – katër burra dhe një grua – të cilët...