Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Haki Abazi: Thaçi thikat mbi harta, Kurti mbi shpinën e bashkëpunëtorëve


Abazi: Thaçi thikat mbi harta, Kurti mbi shpinën e bashkëpunëtorëve.

Deputeti Haki Abazi, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, duke thënë që njerëzit janë duke ikur nga atdheu nga mosmirëqenia dhe falsifikimi i historisë.

Sipas deputetit të Kuvendit të Kosovës, ish-presidenti “Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve- në fund Lajçaku fajtori kujdestar, e ne të gjithë figura historike edhe Oliver Ivanoviçi, bashkë me të gjithë krijuesit e shoqërisë multi në Kosovë!”.

Më tej, ai ka thënë se Kurti nuk mund ta fshehë më dështimin, dhe i dërguari për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga Bashkimi Evropian Miroslav Lajçak është “kurban i vonuar”.

“Kjo është thënë para dy viteve, nuk është risi kur e ke fut bishtin mes këmbëve. “Institutet” që konstatojnë gjendje, janë autoparlant për justifikim të dështimit dhe frika që populli po e kupton që edhe ky me thika është! Lajçaku është kurban i vonuar, dështimi nuk fshehet më!”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Tutje Abazi ka thënë se qytetarët e Kosovës janë duke e braktisur Kosovën, duke ironizuar me Kurtin se ata janë duke ikur nga mirëqenia për t’u bërë argat në vend të huaj.

“Çështja është serioze, nuk bën me u zgërdhi, njerëzit po ikin nga të “mirat, mirëqenia dhe respekti”, po ikin e po i lënë punët e trojet e tyre për profesionin e argatit në perëndim, atje ku i shërbehet parajsës së zotnisë sepse nuk duan të jenë dëshmitarët e zhgënjimit dhe falsifikimit të historisë para syve të tyre!”, ka shtuar ai.

“Vazhdojmë vazhdimin me qenin tapall në QKUK!”, ka përfunduar deputeti që i ka ndarë rrugët me Kurtin.

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...