Bilall Kasami e la në gjendje skandaloze pjesën e jashtme të stadiumit të qytetit

“Këto dyqane që shihni pas meje, dikur ishin që të gjitha në funksion, megjithatë, qiraxhinjtë u hoqën nga këta dyqane, me pretekstin se do...

Kush hyn në Britani nuk merr azil/ Kryeministri Rishi Sunak do të prezantojë sot ligjin e ri

Nga sot, refugjatët që mbërrijnë me gomone ose varka të vogla në Britaninë e Madhe nuk do perfitojne me azil ose të përdorin ligjin për të drejtat e njeriut për të ndaluar kthimin e tyre.

 

Ata do të kenë mundësi ta apelojnë vendimin vetëm pasi të jenë kthyer në vendet e origjinës.

 

Autoritetet britanike do të pranojnë kërkesa për azil vetëm nga persona që janë nën 18 –vjeç ose të sëmurë.

 

Të gjithë të tjerët nuk do të lëjohen të hyjnë në Britaninë e Madhe dhe nuk do të kenë mundësi për të marrë leje qëndrimi në këtë shtet gjatë gjithë jetës.

 

Këto janë rregullat e reja që parashikohen ne projektligjin e ri  i cili do të prezantohet nga kryeministri Rishi Sunak, këtë të martë, bëjnë me dije mediat britanike.

 

Ndërkohë, propozmi i kryeministrit është kundërshtuar nga kritikët të cilët shprehen se ky ligj bie ndesh me të drejtat e njeriut. Sipas tyre qeveria britanike nuk do të ketë ku ti kthejë emigrantët e paligjshëm mbrapsht pasi një pjesë e mirë e atyre që futen në Angli vijnë nga vende që janë në konflikt si Afganistani, Siria apo Iraku.

 

Nga ana tjetër edhe plani i ministres së Brendshme Suella Braverman për ti dërguar refugjatët në Ruandë, u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit.

 

Mungesa e kapaciteteve dhe propozimi i Ruandës i bllokuar nga gjykata do të cojnë qeverinë britanike të kërkojë marrëveshje deportimi me BE.

 

Të premten kryeministri Sunak do të udhëtojë drejt Parisit për tu takuar me presidentin Macron, ku ndër të tjera pritet të diskutohet edhe çështja e refugjatëve.

 

Aktualisht në Britaninë e Madhe numri i emigrantëve që janë në pritje të një vendimi azili është rreth 160 mijë, një pjesë e mirë e të cilëve janë shtetas shqiptarë.

Latest Posts

BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Bilall Kasami e la në gjendje skandaloze pjesën e jashtme të stadiumit të qytetit

“Këto dyqane që shihni pas meje, dikur ishin që të gjitha në funksion, megjithatë, qiraxhinjtë u hoqën nga këta dyqane, me pretekstin se do...

Forcat pro-iraniane i përgjigjen SHBA-ve: Jemi gati të kundërsulmojmë

Forcat pro-iraniane në Siri kanë deklaruar se janë gati për t’iu përgjigjur sulmeve të mëtejshme ajrore të Shteteve të Bashkuara mbi pozicionet e...