Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Ministri Sveçla e propozon këtë emër për drejtor të ri të Policisë së Kosovës


Sveçla e propozon këtë emër për drejtor të ri të Policisë së Kosovës.

Nga kjo e mërkurë, një ndër institucionet më të larta të sigurisë pritet të ketë një udhëheqës. Në krye të Policisë së Kosovës, pritet të vijë Gazmend Hoxha, momentalisht Drejtor i Departamentit për Operacione në këtë institucion.

Emrin e Hoxhës, tashmë ka dërguar për votim në Qeveri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, informacion që ai e ka konfirmuar vet për televizionin Dukagjini.

“Sipas ligjit, sipas kushtetutës unë kam dorëzuar një emër jo shumë emër jo shumë emra, të një eprori të lartë të policisë së Kosovës, për tu zgjedhur në mbledhjen, e qeverisë… Po është emri i Gazmend Hoxhës, eprorit të lartë drejtorit të operacionit, që pres të votohet për drejtor të ri të policisë së Kosovës.”, ka deklaruar Sveçla.

Por, MPB-së iu deshën rreth 6 muaj, për të vendosur për emrin që do të marr drejtimin e Policisë.

Kjo pozitë për këta muaj, është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës, Fehmi Hoti.

Sipas, ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili është edhe deputet i PDK-së, thotë se lënia kaq gjatë e këtij institucioni me ushtrues detyre, i ka shkaktuar dëme.

“Ky proces i përzgjedhjes ka zgjatur tej mase, me disa muaj, dhe mendoj që e ka dëmtuar institucionin e policisë sepse dihet tashmë, është mjaft e rëndësishme që ky institucion të behet me drejtor, duke pasur parasysh faktin edhe pakënaqësit që janë tek stafi civil, dhe policët në lidhje me pagat e dini qëq është një njësi në grevë, pra flota operative e PK-së, është në grevë edhe pse edhe PK edhe MPB po mundohen ta mbajnë të izoluar.”, ka thënë Qalaj.

Njëjtë mendon edhe ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha i cili thotë se për të larguar çdo dyshim se në krye të PK-së do të emërohet një person i besueshëm e që nuk ka lidhje me pushtetin, duhet të ketë ripërsëritje të konkursit.

“E dëmton imazhin dhe i dëmton veprimtarit operacionale të Policisë së Kosovës, veçanërisht në situatat e ndjeshme çfarë i kaluam. Madje edhe nëse së shpejti emërohet drejtori i Policisë, mendoj se ky proces është lënduar skajshëm, dhe cilido që emërohet drejtor do e bart me vete barrën e të preferuarin e qeverisë, sepse tashmë është krijuar tek qytetarët, se qeveria po e pret kandidatin më të përshtatshëm për qeverinë, prandaj më e mira do ishte ripërsëritja e konkursit.”, ka thënë Hoxha.

Policia e Kosovës, mbeti me ushtrues detyre, pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit, i cili u largua nga ky institucion pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.

Latest Posts

Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë...

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke Leopard 2

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania, konfirmoi të hënën kancelari Olaf Scholz gjatë një konference...

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...