“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Punime në sistem/ Policia: Qytetarët që kanë planifikuar udhëtim drejt Greqisë do kenë vonesa, shmangni lëvizjet në këtë orar

Qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë apo anasjelltas, për të mos pritur në radhë në doganë, ditën e nesërme duhet të shmangin fashën orare se nga ora 09:00 deri në orën 18:00.

 

Policia bën me dije se në këtë fashë do të ketë vonesa për shkak se pala greke po punon në instalimin e sistemit të ri SIS.

 

Nuk do të kenë pengesa për të kaluar vetëm shtetasit grekë dhe shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi.

 

Policia e Shtetit

 

Njoftojmë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë apo anasjelltas, se nga ora 09:00 deri në orën 18:00 të datës 07.03.2023, në pikat e kalimit kufitar në palën greke, për shkak se do të kryen punime në sistemin e përpunimit të të dhënave, me qëllim instalimin e sistemit të ri SIS, do të ketë vonesa dhe ndërprerje të herëpashershme të punës.

 

Nuk do të kenë pengesa për të kaluar vetëm shtetasit grekë dhe shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi.

 

Për të mos krijuar radhë, pritje të gjata dhe konfuzion në pikat e kalimit kufitar, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjet drejt pikave të kalimit kufitar me Greqinë, në harkun kohor 09:00 – 18:00, të datës 07.03.2023.

Latest Posts

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...

Irani dënon me vdekje pesë persona që thotë se punuan për Izraelin

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka dënuar me vdekje pesë persona – katër burra dhe një grua – të cilët...

Shpërndanin drogra të forta në Tiranë/ Gjykata lë në burg 10 personat e arrestuar  (EMRAT)

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në...