Ratkoceri: Pas Marrëveshjes së Ohrit, Korridori 8 është projekti më i madh i shqiptarëve në Maqedoni

Krye-redaktori dhe një nga pronarët e gazetës së përdishme, Koha, Arben Ratkoceri ka vlerësuar lartë nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Ai e ka krahasuar atë me Marrëveshjen e Ohrit dhe ka thënë se pas asaj, Korridori 8-të është projekti më i madh i shqiptarëve të Maqedonisë në 30 vitet e fundit, raporton indeks.mk

Ai ka vlerësuar lartë edhe angazhimin kreun e BDI-së e kuadrote kësaj partie, me në krye, zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi dhe angazhimin 24/7 të këtij ekipi të cilit Ratkoceri i beson.

Ratkoceri shton se ky projekt do të luftohet nga qarqet anti-shqiptare derisa të përfundojë.

Reagimi i plotë:

Teksti i mëposhtëm ka 30-vite që ka pritur botimin. I vlerësuar si investimi më i madh ekonomik, e sidomos politik e strategjik i shqiptarëve në rajon, është luftuar – por do luftohet derisa të përfundojë nga qarqet më antishqiptare të brendshëm dhe të shteteve që lidhen me Korridorin konkurrues 10.
Në Ballkan nuk ka as naftë e as ari dhe të gjitha luftërat bëhen për pozicione strategjike e korridore, e 8 është i vetmi që ekskluzivisht lidh formë unaze hapësirat shqiptare bashkë me “bay-pasin” – atë Tiranë – Prishtinë – Shkup.
Ky Korridor kurrë nuk do bëhej pa amerikanët e turqit (Behtel-Enka), guximin qeverisë dhe opozitës aktuale, vizionit të liderit të BDI-së dhe puna për 2 vite pa u ndalur edhe atë “24 me 7” e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi. Janë ky ekip që më bën të besoj se do të kryhet me kohë, sepse ku janë amerikanët, zor se mundet dikush të del para siç ka ndodh tash e 30 vite.
Ndryshe, pas Marrëveshjes së Ohrit, ky është projekti më i madh i shqiptarëve të Maqedonisë në 30 vitet e fundit!

https://www.facebook.com/arben.ratkoceri/posts/10228443740666089