“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Rusia pretendon se ka vënë nën kontroll gjysmën e qytetit të Bakhmutit

Udhëheqësi i grupit mercenar rus Wagner tha të mërkurën se forcat e tij kanë vënë nën kontroll të plotë pjesën lindore të qytetit të Bakhmutit.

 

Nëse kjo do të rezultonte e vërtetë, atëherë forcat ruse do të kontrollonin thuajse gjysmën e qytetit, ndërsa përpiqen të arrijnë pas muajsh të tërë, një fitore në terren.

 

Megjithatë, forcat ukrainase vazhdojnë të rezistojnë. Javën e kaluar u duk se ata po përgatiteshin për një terheqje taktike nga Bakhmuti, por udhëheqësit ushtarakë dhe politikë vendosën t’i mbajnë pozicionet për t’u shkaktuar sa më shumë humbje forcave ruse.

 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës tha në një raport sot se “pavarësisht humbjeve të mëdha, armiku vazhdon të përparojë në qytetin e Bakhmutit”.

 

Kreu i grupit paraushtarak Wagner tha se luftëtarët e tij, kontrollojnë “gjithë pjesën në lindje të lumit Bakhmutka”’

 

Lumi ndan në dy pjesë qytetin e Bakhmutit që shtrihet në një pjesë të rajonit të Donetskut, pjesa më e madhe e të cilit është nën kontrollin rus. Qendra e qytetit është në pjesën perëndimore të lumit.

Më herët, ushtria ukrainase kishte thënë se në Bakhmut mund të krijoheshin kushtet për ofensivë nga Ukraina. Qëllimi kryesor i trupave tona në Bakhmut është të dobësojnë fuqinë lufarake të armikut, tha zëdhënësi i një prej komandave të ushtrisë ukrainase./voa

Latest Posts

Shpërndanin drogra të forta në Tiranë/ Gjykata lë në burg 10 personat e arrestuar  (EMRAT)

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në...

Ngjarja tragjike në Tuz/ Iliri vrau Sheilën 19-vjeçare në sy të familjes pasi ajo i tha se nuk e donte më

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, Ilir Gjokaj ka rrëfyer vrasjen e nëntëmbëdhjetëvjeçares Sheila Bakia para shtëpisë së saj në Tuzi, ku ka plagosur...

Nën betim, Boris Johnson mohon se ka gënjyer për festat në pandemi

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka insistuar “me dorë në zemër” se nuk i ka gënjyer kurrë ligjvënësit për disa festa që janë mbajtur gjatë...