“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Takimi me Lajçak-un, Kurti optimist se në Ohër do të nënshkruhet marrëveshja


Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti sot në takim, emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kryeministria njofton se në takim u diskutua mbi përgatitjet për ballafaqimin e radhës për dialogun, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për çka Kurti ka thënë se Kosova do të jetë konstruktive.

“Në takim u diskutua për përgatitjen e takimit të nivelit të lartë të caktuar për datën 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë që të jetë një palë konstruktive, e përgjegjshme dhe e përkushtuar në parimet e demokracisë liberale e të vlerave të Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Kurti është shprehur optimist se në takim në Ohër, do të dakordohet mbi aneksin e implementimit dhe se marrëveshja e arritur në Bruksel do të nënshkruhet.

“Në këtë frymë, ai gjithashtu shprehu pritshmërinë e tij që Bashkimi Evropian të punojë në drejtim të përmbylljes së suksesshme të procesit të Marrëveshjes për Normalizim përmes nënshkrimit zyrtar të saj në takimin e radhës”.

Për takimin e sotëm Kurti-Lajçak në Prishtinë, është deklaruar edhe vetë emisari i BE-së.

Lajçak njoftoi se kjo vizitë, qëllim kryesor pati që BE të dijë se ku qëndron dhe si e sheh Kosova procesin e implementimit të propozimit evropian, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ai tregoi se takimi ishte frytdhënës, dhe se Kurti i ka dhënë më shumë informacione mbi qëndrimin e tij në këtë proces.

“Qëllimi kryesor i vizitës është të marr informacione se si e sheh Kosova implementimin. Dhe ky takim i ka përmbushur pritshmëritë e mia në këtë kontekst. Tash di më mirë se cilat janë pritshmëritë edhe të Kosovës për implementimin”, deklaroi Lajçak para mediave.

Latest Posts

Shpërndanin drogra të forta në Tiranë/ Gjykata lë në burg 10 personat e arrestuar  (EMRAT)

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në...

Ngjarja tragjike në Tuz/ Iliri vrau Sheilën 19-vjeçare në sy të familjes pasi ajo i tha se nuk e donte më

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, Ilir Gjokaj ka rrëfyer vrasjen e nëntëmbëdhjetëvjeçares Sheila Bakia para shtëpisë së saj në Tuzi, ku ka plagosur...

Nën betim, Boris Johnson mohon se ka gënjyer për festat në pandemi

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka insistuar “me dorë në zemër” se nuk i ka gënjyer kurrë ligjvënësit për disa festa që janë mbajtur gjatë...