
Erërat e forta kanë bërë që të pezullohet lundrimi për për anijet e vogla dhe peshkarexhat në Vlorë. Raportohet se era fryn me shpejtësi deri në 25m/s dhe deti me lartësi deri në 7 ballë. Kushtet e motit kanë bërë që kapiteneria e portit të Vlorës të njoftoj të gjitha mjetet lundruese që të qëndrojnë në vendet ku janë të mbrojtura.
Ndërkohë, trageti i linjës Vlorë- Brindisi ka dalë në det të hapur pasi qëndrimi i tij në kalatë rrezikon përplasjen.
Parashikohet që dallgët e larta të jenë prezente dhe gjatë ditës së shtunë.