Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Xi Jinping edhe 5 vjet president, lideri kinez merr mbështetje unanime nga Kongresi Kombëtar Popullor

Ashtu siç pritej, udhëheqësit i Kinës, Xi Jinping iu dha një mandat i tretë pesëvjeçar si president. Kjo shënon një konsolidim të pushtetit, që e ka bërë 69-vjeçarin, liderin më dominues të Kinës ndër dekada.

 

Vota për Xi, në Kongresin Kombëtar Popullor, ishte unanime, me 2,952 pro dhe asnjë kundër.

 

Miratimi i presidentit, në ceremoninë e Kongresit Kombëtar Popullor, ishte diçka e pritur, pasi ai kishte spostuar rivalët e mundshëm politikë. Xi Jinping raportohet se ka mbushur radhët e larta të Partisë Komuniste me mbështetësit e tij, që nga marrja e pushtetit në vitin 2012.

 

Xi, e kishte emëruar veten për një mandat të tretë pesëvjeçar, si sekretar i përgjithshëm i partisë në tetor, duke thyer një traditë, sipas së cilës udhëheqësit kinezë e dorëzojnë pushtetin çdo dekadë.

 

Mandati i ri i Xi Jinping dhe emërimi i njerëzve të afërt me të në postet kryesore, nënvizon monopolin e tij mbi pushtetin politik kinez. Ai vjen në një moment, kur

lidhjet midis Pekinit dhe Uashingtonit mbeten të ashpra, për shkak të akuzave për spiunazh me balona si dhe për çështjen e Tajvanit.

Latest Posts

Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë...

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke Leopard 2

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania, konfirmoi të hënën kancelari Olaf Scholz gjatë një konference...

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...