Gati dy vite në krye të Tetovës, Bilall Kasami ende mbetet problematik bashkë me qentë endacak

Qentë endacak çdo ditë e më tëpër po bëhën problem i madhë për qytetarët e Tetovës, por jo vetëm. Qytetarët thonë se ky problem është i vjetër, por rrezik më të madhë kanë fëmijët që shkojn nëpër shkolla. Ata kërkojn nga komuna e Tetovës të gjejë një zgjedhje për të shmangur fatkeqësitë eventuale.

“Ndjehemi tejet të rrezikuar, është problem i kahmotshëm jo i sotëm, ka 20 vite të fundit nuk mund të zgjidhet nuk e di, janë ndëruar kryetar, administrat nëpër komunë por nuk është zgjdhur ende. Kohët e fundit shohëm se ka që qarkullim tepër më të lart të qenve endacak. Fëmijët në mëngjes kurë shkojn në shkolla, nga klasa e pestë deri të nëntën, janë tejet të rrezikuar nga qent endacak, pasi frekuentimi nëpër qytet është më i dobët ndërsa qentë lëvizin më tepër fëmijt janë të pa mbrojtur nuk e kanë moshën madhorë që të mbrohen nga qentë endacak”, u shpreh një qytetar.

“Shumë të rrezikuar jemi, dueht të merret masa. Apeli jonë është që komuna duhet të marr masa, ose ti largojn ose ti dërgojn në vende ku janë të destinuar për qentë endacak.”, tha një qytetar.

“Normal që duhet të bëjën komuna më shumë po nuk marrin as një masë.”, tha një qytetar.

Nga Komuna e Tëetovës, thonë se ky problem është evident dhe po punojnë për gjetje të një zgjidhje afatgjate. Kryesuesi i këshillit Besar Durmishi tha se, komuna është e gatshme të gjej një vend dhe të njejtin tua jepë kompanis ose shoqatave jo qeveritare për të ndërtuar një strehimore për qent endacak. Durmishi thotë se ishin në kontakt me një kompani turke, por e njejta është tërhequr nga interesimi pa ndonjë arsye. Ai më tej shton se qentë endacak edhe pse jo të dokumentuara sillen nga qytetet tjera në Tetovë.

“Ne jetojmë në qytetin e Tetovës, e bashkë ngjejmë këtë problem që është i kahmotshëm vite me radhë kemi edhe probleme, tjera që shpeshë herë na vinë informacione por jo të argumetuara, nga qytetar të ndryshëm që sillen nga komunat tjera, qent endacak. Ky problem është që i tangon të gjitha komunave të shtetit. Ishim në komunikim më një kompani turek, por nuk e di cila ishtë arsyja dhe ata u tërhoqën, Dueht të gjejmë një kompani privat që do të merr, dhe do të bënë trajnimin, sterilimin, dhe kujdesjen e gjithë këtyre qenve endacak. Nga ana e komunës ka vullet për zgjedhjen e këtij prolemi ka edhe vend, që mund ti sigurojm kush do qoftë, kompani ose shoqat jo qeveritare.”, tha Besar Durmishi, kryetar i këshillit komunal në Tetovë.

Ditë më parë, qentë endacak sulmuan një vajzë të mitur por fatmirësisht shpëtoi pa lëndime të rënda trupore. Komuna e Tetovës, ka formuar një komision që do të shqyrtoj dokumetet e qytetarve dhe rastin gjatë kafshimit të tyre nga qentë endacak, dhe më pastaj të njejtët do të dëmshpërblehen, pasi thonë se qytetart shumë më shpejt do ti marrin dëmshpërblimin nga komuna sa që të njejtët të bëjnë me procedur gjyqësore që mund të shkoj deri në dhjet vitë pritje.