Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Kanadaja ndalon importet ruse të aluminit dhe çelikut

Kanadaja ndaloi të premten importin e të gjitha produkteve ruse të aluminit dhe çelikut, veprim ky që Otava tha se kishte për qëllim që t’ia mohonte Moskës mundësinë për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës.

 

“Ukraina mund dhe duhet ta fitojë këtë luftë. Ne vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i kufizuar të ardhurat ruse për të financuar pushtimin e paligjshëm të [presidentit rus, Vladimir] Putinit në Ukrainë”, tha në një deklaratë Ministrja e Financave, Chrystia Freeland.

 

Vitin e kaluar, Rusia ka sanksionuar qindra qytetarë kanadezë, duke përfshirë yllin e Hollywood-it, Jim Carrey, në shenjë hakmarrje të sanksioneve të vendosura nga Otava për Rusinë dhe qytetarët rusë.

 

Kanadaja ka vënë sanksione ndaj dhjetëra individëve rusë, duke përfshirë oligarkë dhe zyrtarë të afërt me Kremlinin dhe Ministrinë e Jashtme ruse, si dhe me disa kompani ruse, për shkak të sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

 

Pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka dërguar trupat ushtarake në Ukrainë më 24 shkurt 2022, shumë shtete perëndimore, përfshirë Kanadanë, kanë vënë sanksione të ashpra ndaj Moskës.

 

Këto masa përfshijnë përjashtimin e shumë bankave ruse nga sistemi SWIFT, embargo në eksportet ruse, kufizime në investime, ngrirje të aseteve për zyrtarët qeveritarë dhe familjarët e tyre, si dhe ndalesa në udhëtim për shumë zyrtarë të lartë rusë./rel

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...