Grubi: Ftoj edhe VMRO të kontribuoj në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të...

Lladrovci: 11 Marsi 1981, shënon fillimin e erupsionit shqiptar për çlirim

Në promovimin e librit “Ilegalja shqiptare – Pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”, në Shkup, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar rëndësinë historike të demonstratave të 11 Marsit 1981.

Trashëgimia atdhetare e shqiptarëve kudo jetojnë, duhet njohur nga gjeneratat e reja. Shqiptarët kudo jetojnë e kanë jetuar, çështjen nacionale nuk duhet ta shohin nga prizmi lokal, por si tërësi me ndikim në tërë qenien e kombit. Këtë e rikonfirmoi UÇK, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

11 Marsi 1981, shënon fillimin e erupsionit të fuqishëm shqiptar për çlirim, duke dhënë shenjat e seriozitetit të çështjes së pazgjidhur shqiptare, brenda krijesës së Versajës, të quajtur Jugosllavi. Vet emri i këtij shteti na përjashtonte nga ky shtet, sepse nuk ishim sllav të jugut dhe dhuna sistematike për ta shpopulluar dhe për t’i bërë tokat shqiptare tokë të sllavëve të jugut kishte marrë përmasa shqetësuese për çdo atdhetar.

11 Marsi 1981 do të jetë valë vijuese goditëse për regjimin jugosllav që do të kurorëzohet me luftën çlirimtare dhe Pavarësinë e Kosovës, disa vite më vonë. Qëllimi i zërit rinor të studentëve, do të jetë i çiltër, i sinqertë dhe i drejtë, populli shqiptar duhej ta kishte Republikën e vet dhe dhuna e atij shteti ishte e padurueshme.

Kjo demonstratë ishte ndër të parat në bllokun komunist në Evropë me kërkesa për të drejtat nacionale, të drejta që na mungonin dhe vazhduam me luftën çlirimtare të UÇK-së.

Me kënaqësi mora pjesë sot në Shkup në promovimin e librit “Ilegalja shqiptare – Pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”, nën përkujdesjen e liderit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetit e organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup që përshkruan më së miri goditjen ikundër okupatorit jugosllav të 11 Marsit 1981.

Në libër që pritet t’i ketë 20 vëllime janë prezantuar dosjet e Ilegales shqiptare të periudhës 1945-1999.

Trashëgimia atdhetare e shqiptarëve kudo jetojnë, duhet njohur nga gjeneratat e reja. Shqiptarët kudo jetojnë e kanë jetuar, çështjen nacionale nuk duhet ta shohin nga prizmi lokal, por si tërësi me ndikim në tërë qenien e kombit. Këtë e rikonfirmoi UÇK.

Nderim për jetën e veprën e të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë në këtë rrugë të shenjtë njëshekullore!

Faleminderit vëlla Ali, për punën e madhe që keni bërë për Kosovën, Luginën e Preshevës dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut!

Latest Posts

Zenku – Aliu: Fronti pro-europian betonon bindjen e shumicës së shoqërisë për integrim në BE

“Ndikimi rus vërehet tek blloku politik maqedonas. VMRO-DPMNE dhe E majta dita ditës po izolohen. Informacionet flasin që ka deputetë nga VMRO-DPMNE me orientim...

Pas 3 muajsh konsultime/ Miratohet ligji për tatimin e profesioneve të lira

Pas 3 muajsh konsultime, projektligji për tatimin e profesioneve të lira u miratua në Komisionin e Ekonomisë, mes debatesh dhe kundërshtimesh nga ana e...

Grubi: Ftoj edhe VMRO të kontribuoj në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të...

Analistët/ “Fronti për Europë” hap rrugën drejt BE-së, përshpejton reformat dhe luftën kundër korrupsionit

Koalicioni qeveritar ndodhet para dy sfidave, të pengojë zgjerimin e ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut dhe të bindë opozitën për të votuar ndryshimet...