Uniformat e Policisë edhe në gjuhën shqipe, Grubi: Mision i kryer me sukses

Në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi Dekreti për uniformat e policisë, të cilin Qeveria e miratoi para një viti në bazë të...

Porosia e Lajçakut për opozitën: Presim që dialogu të vendoset mbi politikat ditore


I dërguari i Posaçëm, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimet e zhvilluara të premtën, me liderët e partive opozitare në Kosovë.

Lajçak tha se në këto takime pati për qëllim që t’ua sqarojë marrëveshjen dhe hapat e ardhshëm në kuadër të saj.

“Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, u takova me liderët e partive kryesore opozitare, për t’ua shpjeguar Marrëveshjen, si dhe hapat e radhës”, shkroi Lajçak në Twitter.

Në njoftimin e tij, Lajçak la edhe një porosi.

“E bëra shumë të qartë pritjen e komunitetit ndërkombëtar për ta vendosur dialogun mbi politikat ditore, veçanërisht në këtë moment kritik”, tha tutje.

Ai tregoi se, në Prishtinë, u takua edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, me të cilin tha se ishte e rëndësishme që të bashkëpunohet ngushtë.

Gjatë qëndrimit të tij, emisari evropian i shkoi në zyrë edhe përfaqësuesve të Listës Serbe. Me ta, Lajçak tregoi se ka folur për procesin e dialogut, si dhe ka marrë vlerësimet e tyre për situatën në veri të Kosovës.

Latest Posts

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...

Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Uniformat e Policisë edhe në gjuhën shqipe, Grubi: Mision i kryer me sukses

Në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi Dekreti për uniformat e policisë, të cilin Qeveria e miratoi para një viti në bazë të...