“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

SHBA akuza Rusisë për Moldavinë/ “Moska synon rrëzimin e qeverisë për të krijuar destabilitet”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur akuza ndaj Rusisë se po tenton destabilizimin e ish-republikën sovjetike, Moldavinë.

 

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirbi është shprehur  se Rusia  po përpiqet të dobësojë qeverinë moldave  dhe ta kthejë atë pro ruse.

 

ZËDHËNËSI I KËSHILLIT TË SIGURISË KOMBËTARE

 

JOHN KIRBY

 

“Ne besojmë se Rusia po ndjekë opsionet për të dobësuar Qeverinë moldave, ndoshta me qëllim përfundimtar që të ketë një administratë më miqësore me Rusinë.”

 

Qeveria e Moldavisë po kërkon që të krijojë lidhje më të ngushta me institucionet perëndimore dhe është e afërt me qeverinë pro-perëndimore të Ukrainës fqinje, e cila prej më shumë se një viti po përballet me sulmet rus.

 

Një pjesë e territorit moldav, kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia dhe Uashingtoni beson se Moska po synon që të nxisë zgjerimin e konfliktit.

 

“Aktorët rusë, disa prej të cilëve kanë lidhje me inteligjencën ruse, po kërkojnë që të organizojnë dhe të përdorin protestat në Moldavi si bazë për të nxitur një kryengritje të fabrikuar kundër Qeverisë moldave.”

 

Zyrtari amerikan theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për Moldavinë në mënyrë që të mund të pengojnë planet ruse.

 

Presidentja e vendit Maia Sandu, javë më parë tha se inteligjenca ukrainase  i vuri në dijeni për një plan të Moskës, që sipas saj synon një grusht-shteti në Moldavi. Por akuzat u hodhën poshtë nga Kremlini.

Latest Posts

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...

Irani dënon me vdekje pesë persona që thotë se punuan për Izraelin

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka dënuar me vdekje pesë persona – katër burra dhe një grua – të cilët...

Shpërndanin drogra të forta në Tiranë/ Gjykata lë në burg 10 personat e arrestuar  (EMRAT)

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në...