Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Li Qiang, njeriu besuar i Presidenti Xi emërohet kryeministri i ri i Kinës

Kina emëroi të shtunën, Li Qiang, një njeri i besuar i udhëheqësit Xi Jinping, si kryeministër të vendit, për të udhëhequr ekonominë e dytë më të madhe në botë që tani përballet me parashikimet më të këqija ndër vite.

 

Zoti Li u emërua nga Presidenti Xi dhe mori detyrën në seancën e së shtunës së Kongresit Kombëtar Popullor, parlamenti ceremonial i Kinës.

 

Emërimi i kryeministrit u bë një ditë pasi udhëheqësi Xi Jinping, 69 vjeç, siguroi një mandat të tretë pesë-vjeçar, duke i hapur kështu rrugën qëndrimit të tij të përjetshëm në pushtet.

 

Zoti Li njihet për zbatimin e planit të ashpër “zero-Covid” në Shangai, duke treguar besnikëri ndaj udhëheqësit Xi përballë ankesave të banorëve për mungesën e shërbimit shëndetësor, mungesën e furnizimit me ushqime apo shërbimeve të tjera bazike.

 

Si kryeministër, zoti Li do ketë përgjegjësinë e ringritjes së ekonomisë së ngadaltë kineze e cila po del nga pandemia COVID-19 dhe po përballet me kërkesë të ulët botërore për eksporte, rritjen e vazhdueshme të tarifave në Shtetet e Bashkuara, tkurrjen e fuqisë punëtore dhe plakjen e popullsisë.

 

Ai merr përsipër detyrën në një kohë kur autoriteti i kryeministrit dhe i Këshillit të Shtetit, kabineti i qeverisë kineze, po dobësohet vazhdimisht pasi Presidenti Xi i ka dhënë më shumë kompetenca organeve nën varësinë e drejtpërdrejtë të Partisë Komuniste në pushtet.

 

Në hapjen e sesionit vjetor të Kongresit të dielën, kryeministri në largim Li Keqiang njoftoi planet për ringjallje të ekonomisë duke vendosur objektivin e rritjes për këtë vit në rreth 5%. Vitin e kaluar rritja e ekonomisë ishte 3%, niveli i dytë më i dobët që prej viteve 1970.

 

Ashtu si me emërimin e zotit Xi të premten, nuk kishte asnjë tregues se anëtarët e Partisë Komuniste Kineze kishin ndonjë mundësi tjetër përveçse të mbështesnin zotin Li dhe zyrtarët e zgjedhur nga Partia Komuniste për të mbajtur poste të tjera. Ndryshe nga Presidenti Xi, i cili mori miratimin e plotë nga Kongresi Kombëtar Popullor, zoti Li mori tre vota kundër dhe tetë abstenim.

 

Mandati i ri i zotit Xi dhe emërimi i personave besnikë ndaj tij në postet kryesore nxjerr në pah monopolin e tij pothuajse të plotë mbi pushtetin politik kinez, duke eliminuar çdo kundërshtim të mundshëm ndaj programit të tij ultra-nacionalist për ta pozicionuar Kinën si rivalen kryesore politike, ushtarake dhe ekonomike të Shteteve të Bashkuara dhe si kundërshtaren kryesore autoritare ndaj rendit botëror demokratik të udhëhequr nga Uashingtoni./voa

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...