Mark Gjonaj fton shqiptarët të mbështesin Kosovën më 16 mars para zyrës së BE në OKB

Mark Gjonaj, udhëheqës i komunitetit, ish-këshilltar i NYC që përfaqëson Distriktin 13, Ish Kryetar i Këshillit të vogël të New York City, ka ftuar shqiptarët më 16 mars 2023 të mbështesin Kosovën gjatë negociatave të planit të propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur që duhet të ruajë autonominë e vet të vetëqeverisjes dhe sundimit. Nuk mund të lejojmë që Serbia të ndërhyjë dhe të qeverisë në Kosovë shkruan në ftesën e z. Gjonaj. Më tej, thuhet se “Pavarësia e Kosovës është paguar me gjak, lot dhe dekada të vuajtjeve nga duart brutale të Serbisë. Qytetarët e Kosovës duhet ta kontrollojnë fatin e tyre pa ndërhyrje. Serbia nuk mund ta sundojë Kosovën”.

Deklarata e z. Mark Gjonaj.

Të dashur miq, Ju lutemi bashkohuni me ne që të mblidhemi për të mbështetur Kosovën gjatë negociatave të planit të propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

BE-ja i ka bërë presion Kosovës që të pranojë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe që do të shkelte Kushtetutën e Kosovës dhe do të kërcënonte sovranitetin dhe stabilitetin e saj.

Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur që duhet të ruajë autonominë e vet të vetëqeverisjes dhe sundimit. Nuk mund të lejojmë që Serbia të ndërhyjë dhe të qeverisë në Kosovë.

Qëndroni me popullin e Kosovës! (sillni flamujt dhe shenjat tuaja).
Kur: E enjte, 16 Mars 2023 në orën 13:00
Ku: Delegacioni i Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara 666 3rd Ave. NY, NY 10017

Pavarësia e Kosovës është paguar me gjak, lot dhe dekada të vuajtjeve nga duart brutale të Serbisë. Qytetarët e Kosovës duhet ta kontrollojnë fatin e tyre pa ndërhyrje. Serbia nuk mund ta sundojë Kosovën!
Ju lutemi qarkulloni dhe shpërndajeni në FB dhe të gjitha mediat sociale. Me respekt, Mark Gjonaj 917-731-6850