Grubi: Ftoj edhe VMRO të kontribuoj në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të...

Lajçak nesër në Beograd në përgaditje të takimit të 18 marsit


Parapërgatitjet e takimit të 18 marsit, Lajçak nesër në Beograd.

Në vazhdën e përgatitjeve për takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër, e ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Miroslav Lajçak do të udhëtojë të hënën për në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, njoftoi Presidenca e Serbisë.

Takimi është planifikuar për në orën 14:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, ndërsa pas takimit do të publikohet një komunikatë për media.

Lajçak dy ditët e kaluara i kaloi në Prishtinë, ku pati takime me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës në Kosovë, shefa të misioneve ndërkombëtare, si dhe me ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Takimi i 18 marsit, vjen pas dakordimit për Planin Evropian më 27 shkurt në Bruksel. Të dy shtetet u pajtuan për Planin Evropian, i cili u publikua menjëherë më pas, por marrëveshja nuk u nënshkrua nga asnjë shtet. Kosova dhe Serbia ende pritet të merren vesh edhe për Planin e Zbatimit të propozimit.

Latest Posts

Vriten me thikë dy gra në një qendër myslimane në Portugali

I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë është qëlluar nga Policia portugeze.   Gratë ishin anëtare të...

Zenku – Aliu: Fronti pro-europian betonon bindjen e shumicës së shoqërisë për integrim në BE

“Ndikimi rus vërehet tek blloku politik maqedonas. VMRO-DPMNE dhe E majta dita ditës po izolohen. Informacionet flasin që ka deputetë nga VMRO-DPMNE me orientim...

Pas 3 muajsh konsultime/ Miratohet ligji për tatimin e profesioneve të lira

Pas 3 muajsh konsultime, projektligji për tatimin e profesioneve të lira u miratua në Komisionin e Ekonomisë, mes debatesh dhe kundërshtimesh nga ana e...