“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Lajmi i fundit: Katër persona të lënduar nga një aksident në Prizren, në mesin e tyre edhe dy policë


Katër persona të lënduar nga një aksident në Prizren, në mesin e tyre edhe dy policë.

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sonte në Prizren.
Si pasojë e aksidentit në mes dy veturave civile, janë lënduar katër persona.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi theksoi se dy nga të lënduarit në këtë rast janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilin ishin duke u kthyer nga kufiri.

Ai tha gjithashtu se njëri nga zyrtarët policor është i lënduar rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

“Ju informojmë se rreth orës 20:10 në dalje të autostradës Prizren Jug ka ndodhur një aksident në mes dy veturave civile. Në njërën nga veturat kanë qenë duke udhëtuar zyrtarë policorë të cilët po ktheheshin nga puna në shtëpi. Në këtë aksident janë lënduar dy zyrtarë policorë dhe dy civilë. Zyrtarët policorë të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë por dyshohet për lëndim të rëndë për njërin nga zyrtarët”- tha Bytyqi.

Zyrtarët policorë janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Latest Posts

Shpërndanin drogra të forta në Tiranë/ Gjykata lë në burg 10 personat e arrestuar  (EMRAT)

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në...

Ngjarja tragjike në Tuz/ Iliri vrau Sheilën 19-vjeçare në sy të familjes pasi ajo i tha se nuk e donte më

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, Ilir Gjokaj ka rrëfyer vrasjen e nëntëmbëdhjetëvjeçares Sheila Bakia para shtëpisë së saj në Tuzi, ku ka plagosur...

Nën betim, Boris Johnson mohon se ka gënjyer për festat në pandemi

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka insistuar “me dorë në zemër” se nuk i ka gënjyer kurrë ligjvënësit për disa festa që janë mbajtur gjatë...