Masakra në lokal/ Del emri i banakieres që u vra në Tiranë, pesë të plagosur

Policia e Tiranes publikoi informacionet e para ne lidhje me masakren e ndodhur ne nje lokal ne zonen e Don Boskos, mbremjen e kesaj te diele.

 

Uniformat blu thane se objektiv i sulmit te armatosur ka qene lokali ne pronesi te shtetasit Fatjon Murataj, person me precedente penal i cili aktualisht eshte ne burg.

 

Objektiv i sulmit duket se ka qene Shehat Murati, xhaxhai i Fatjon Muratit i cili ishte brenda ne lokal.

 

Viktime e ketij sulmi ka mbetur banakierja e lokalit Mimoza Paja 60 vjece, ndersa jane plagosur Shehat Murati rreth 50 vjec, dhe 4 shtetas te tjere ( edhe nje vajze 10-vjece).
dhe Ermir Dejcuk rreth 45 vjec.

 

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit Fatjon Murataj, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.