Kryekomisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi ka sqaruar vendimin e tij për lënien jashtë të Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Para gazetarëve, Celibashi deklaroi se ndonëse e kupton rëndësinë e kandidimit të partisë më të madhe opozitare në vend, kjo nuk nënkupton shkeljen e ligjit dhe regjistrimin me ccdo kusht. Celibashi shtoi se mangësitë në dokumentacion që e ccuan në këtë vendim nuk janë kapricco, por përmbushje themelore e detyrimeve.
Kryekomisioneri i KQZ, shtoi se në ccdo rast kur subjektet janë regjistruar nga palë të treta në këtë insitiucion, deklarata është nënshkruar nga kryetari i partisë.
“E kuptoj shumë mirë rëndësinë e standardit të procesit zgjedhor, e kuptoj shumë mirë rëndësinë e faktit që partia më e madhe e opozitës duhet të marrë pjesë në zgjedhje, por kjo nuk do të thotë asesi se duhet të marrë pjesë në zgjedhje me çdo kusht me ccdo ccmim, sidomos në kurriz të shkeljes së ligjit dhe nuk po flasim për një kapricco apo një detaj, por po flasim për një përmbushje thelbësore të detyrimeve që një parti ka në kuadër të kërkesës së saj për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor. Që të kuptoni se sa e rëndësishme është kjo po iu jap një të dhënë, të gjithë kryetarët e partive politike të cilat janë regjistruar deri tani në KQZ, rreth 50 parti, deklarata është nënshkruar nga kryetari i partisë edhe në ato raste kur kryetari i partisë ka autorizuar palë të treta për regjistrimin e partisë”, tha Celibashi.
Nga ana tjetër, PD e akuzon drejtpërdrejtë Celibashin se nuk ka interpretuar sicc duhet ligjin dhe ka dhënë një vendim politik.