Talat Xhaferi: Me ligj zbatojmë kërkesat e kahmotshme të qytetarëve

Sonte, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti kanë mbajtur tubim në Çair në një pritje jashtëzakonisht e madhe nga aktivistët e BDI....

Silva Caka: Alibeaj-Bardhi, si shushunja

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka i ka cilësuar si shushunja grupimin e “Alibeajt”. Sipas saj, thirrjet e tyre për bashkim me “Rithemelimin” vijnë si nevojë e mungesës së mbështetjes nga demokratët, por edhe nga kandidatët.

 

“Do të gjejnë gjithmonë një artificë ligjore për të minuar çdo kërkesë sepse janë në shërbim. Ata kanë marrë atë që kanë marrë nga Edi Rama dhe tani janë vënë në shërbim të tij. Është marrëveshja që është krijuar nga 17 maji dhe vijon. Kam bindjen e plotë që demokratët e kanë kuptuar këtë gjë, shqiptarët e kanë kuptuar këtë gjë. Kërkesa e vazhdueshme që i bëjnë “Rithemelimit” për kandidatë gjatë gjithë kohës është se e kanë të qartë që s’kanë as kandidatë, as votues as Antarësi, as komisonerë. Asgjë nuk kanë dhe e kanë të qartë këtë gjë. Vazhdojnë jetojnë si shushunja në kurriz të të tjerëve”, tha ajo.

 

Caka deklaroi në emisionin Quo Vadis, në Vizion Plus se Basha e ka vendosur PD në këtë situatë me vëtëdije të plotë si pjesë e paktit që ka me kryeministrin Rama.

 

“Lulzim Basha është shumë i ndërgjegjshëm për atë që ka bërë, e di shumë çfarë ka bërë, por ka bindjen e plotë dhe ka marrë garancinë nga bashkëpunëtori i tij i 17 majit se kjo punë do t’i shkonte kështu siç po shkon.”

 

 

Caka gjithashtu shtoi se mazhoranca bën gjithçka për të penguar opozitën t’i kundërvihet. Ajo tha se gjithmonë përdoret ligji për të mbuluar skandalet e qeverisë.

Latest Posts

Vizita e Xi Jinping në Moskë/ Blinken: Kina po mbulon diplomatikisht krimet e luftës së Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas takimit mes presidentit kinez Xi Jinping me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Sipas...

“Aktivisti” po shqyrtohet në KQZ/ Celibashi: Do marrim vendim

Komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus bëri me dije se institucioni që ai shqyrton ka marrë në vlerësim...