Dj Twin Gent: Në Shqipëri DJ nuk vlerësohen; Ja pse ftojnë më shumë këngëtarë në lounge dhe klube nate!

– DJ Twin Gent, çfarë do të doje të ndryshoje në muzikë?

-Eh, them e e nisëm mirë me këtë pyetje vetëm se kam shumë për të folur për këtë. Duhet një artikull në vete. E lëmë për herë tjetër…!

-Cili Dj nuk meriton këtë titull?

-Të jem i sinqertë ka shumë në Shqipëri që se meritojnë për vetë faktin që janë shumë amator si teknikisht ashtu dhe në selektin muzikor. Me pak fjalë DJ nga halli, dhe të tillë ka aq shumë sa kanë filluar “t’i shesin” me shumicë tek tregu çam.(qesh)

-Me cilin ke marrëdhenie profesionale të mira? Me cilin jo?

-Marrëdhënie të mira kam me disa, jo me të gjithë. Dhe në fakt me ato që s’i kam të mira nuk i njoh fare se s’janë në nivelin tim artistik. Thënë ndryshe, marrdhëniet e mira i kam vetëm me DJ që janë në nivelin tim.

-Me cilin do bashkëpunoje dhe me cilin asnjëherë?

-Sa i  përket bashkëpunimit vetëm me Dh që kan ëlënë gjurmë në tregun shqiptar ashtu dhe jashtë Shqipërie, kurse për pjesën me cilin nuk do doja të bashkëpunoja janë ata që s’kanë nivel artistik.

-Ç’anë negative mund të ketë profesioni i një Dj?

-Anë negative që mund të ketë profesioni Dj ka shumë, si për shembull abuzim me lëndë narkotike, alkool, pagjumësi e shumë e shumë tjera.

Dj Twin Gent, cili është shoku yt më i mirë Dj?

-Për sa i përket kësaj pyetjeje mund dhe duhet të them  kam disa jo një.(buzëqesh)

-Shoku yt më i mirë, në jetë këtë herë?

– Shoku im më i mirë në jetë është familja nuk mund të ketë tjetër përveç se familjes.

-Nisur nga ftesat në clubet e natës; a ekziston një konflikt mes këngëtarëve dhe Dj-ve për të marrë këto ftesa?

-Sa për ftesat e DJ dhe këngëtarët nga clubet s’është se dj këtu në Shqipëri shihen me prioritet se këngëtarët. DJ këtu i shohin më shumë si fatorino autobuzi falë këtyre Dj-ve amatorë që shkojnë dhe performojnë për 20 mijë lekë rë vjtra dhe kjo gjë e ka dëmtuar emrin dhe profesionin e Dj, mbretin e nates, në klube.  Pra, në këtë prizëm këngëtarët kanë më shumë prioritet dhe bravo i qoftë sepse ne i kemi suportuar këngët e tyre në clube dhe tani kanë arritur në nivele që marin mbi 8 mijë euro në event, kurse DJ më i mirë mund të marrë deri në 500 euro, pjesa e të tjerëve nuk marrin më shumë se 50 mij lekë eventin kështu që këngëtaret e tregut nuk e kanë fare problem këtë pjesë.

– Momenti më i sikletshëm në jetë…

-Momente të sikletshme në jetë kam patur shumë, por nuk po di se cilin të veçoj nga ato momente.

–Çfarë ke ti më shumë se çdo Dj tjetër?

-Duhet të them që CV-ja ime fillon nga viti 1994 duke perfomuar muzikë, pra vitet e punes janë të shumta. Përveç saj jam producent, DJ, MC dhe  kjo më bën të jem më lart se këta DJ që kanë blerë një aparaturë dhe janë bërë DJ.

-Çfarë dëgjuesish janë shqiptarët? 

-Shqiptarët janë dëgjues shumë problematik, nuk njohin muzikë botërore dhe duan vetëm muzikë komerciale, me pak fjalë muzikë që humb!

-Dy fjale pozitive, meqë kishte tension në këtë intervistë, për aspirues të rinj në muzikë për t’u bërë Dj të suksesshëm?

-Për këta DJ e rinj kam një këshillë, të ngrenë nivelin e emrit DJ dhe të investojnë për veten dhe këtu pastaj nis dhe vjen edhe suksesi!