Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Grubi priti në takim përfaqësuesit special slloven dhe norvegjez për Ballkanin Perendimor, Frangež dhe Bjørnstad

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim përfaqësuesit special të Sllovenisë dhe Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Anžej Frangež dhe z. Arne Sannes Bjørnstad.

Grubi me Frangež dhe Bjørnstad biseduan mbi perspektivën europiane të vendit, sfidat e tejkaluara me sukses përmes Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, si dhe për rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe realizimit të të gjitha reformave të nevojshme për realizimin e aspiratës së integrimit europian të Maqedonisë së Veriut.

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Grubi i ka njoftuar përfaqësuesit special për Ballkanin Perendimor z. Frangež dhe z. Bjørnstad mbi përkushtimin e Qeverisë për të trasuar më tej rrugën e zhvillimit të vendit në frymën proeuropiane, për marrëveshjen e nënshkruar historike për ndërtimin e Korridorin 8 dhe 10D që kanë një rëndësi të madhe për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit dhe nënkuptojnë përmbushje të standardit europian të ndërlidhjes bashkëkohore infrastrukturore mes vendeve të rajonit.

Gjatë bisedës me z. Frangež dhe z. Bjørnstad, Grubi ka kërkuar përkrahjen e Republikës së Sllovenisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë në momentet kruciale për ardhmërinë europiane të vendit.

Gjithashtu, përfaqësuesit special të Sllovenisë dhe Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor shprehën pozicionet e vendeve të tyre në përkrahje të aspiratës integruese të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Latest Posts

Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë...

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke Leopard 2

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania, konfirmoi të hënën kancelari Olaf Scholz gjatë një konference...

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...