“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Hovenier thotë se Asociacioni duhet të diskutohet në Ohër: Është prioritet


Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si një ndër pikave më kyçe të propozimit evropian, pritet që të jetë në tavolinë të diskutimeve edhe gjatë takimit të së shtunës mes Kurtit dhe Vuçiqit, në Ohër. Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Hovenier tha se ShBA ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës që të ecet para me Asociacionin, pavarësisht aktivitetit të Beogradit, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Ai mendon se Asociacioni është prioritet.

“Është e vështirë të rinegociohet diçka e cila ende nuk është negociuar. Andaj, ka ende hapësirë për të themeluar asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe në fakt mendojmë se është prioritet dhe kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovës që të lëvizë para me këtë, pa marrë parasysh se çfarë bën apo nuk bën Beogradi”, deklaroi Hovenier në ATV.

Në takimin e 18 marsit në Ohër, Hovenier tha se pret që të diskutohet për këtë çështje, por vetëm në aspektin e të ecurit përpara dhe mënyrës se si; jo për të folur lidhur me strukturën e Asociacionit.

Kujtojmë se ShBA-të dhe BE-ja vazhdimisht kanë theksuar se është në dorën e Kosovës të vendosë për strukturën e tij.

“Andaj besoj që çështja është se nuk do të ketë negociata të plota të cilat do të përcaktojnë funksionimin apo formën komplete të Asociacionit por shpresoj që në Ohër duhet të ketë mirëkuptim që kjo çështje të lëvizë përpara dhe mirëkuptim rreth asaj se si të lëvizë para”, tha ambasadori amerikan.

Latest Posts

Nën betim, Boris Johnson mohon se ka gënjyer për festat në pandemi

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka insistuar “me dorë në zemër” se nuk i ka gënjyer kurrë ligjvënësit për disa festa që janë mbajtur gjatë...

Pritshmëritë nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Fundjavën që shkoi Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër mbi zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. E mirëpritur në...