Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Xhavit Haliti: Me pas qenë Thaçi në Kosovë, marrëveshja do ishte nënshkruar moti


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se nëse do të ishte në Kosovës ish-presidenti Hashim Thaçi, propozimi evropian do ishte nënshkruar që moti.

Haliti ka deklaruar se nuk beson që ka njerëz nga PDK që do ta kundërshtojnë këtë marrëveshje.

“Me pas qenë Hashim Thaçi në Kosovë, kjo marrëveshje do ishte nënshkruar që moti. Tani problemet janë ndryshe, nuk po them që nuk funksionon si në kohën kur ka qenë Thaçi këtu. Por, ne kemi të drejtë të bëjmë politikë opozitare edhe në raport me Lëvizjen Vetëvendosje edhe në raport me Albin Kurtin. Nuk e besoj që mund të ketë njerëz nga PDK-ja që do ta kundërshtojnë këtë marrëveshje”, ka thënë Haliti në TV1.

Ai tutje është pyetur se nëse është i gatshëm që ta votojë këtë marrëveshje, i njëjti është përgjigjur që nuk do donte që Grupi Parlamentar i PDK-së të votojë kundër kësaj marrëveshje.

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...