Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Konjufca: Asnjëherë nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë


Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka shkruar për takimin që ka pasur sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherësh Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Konjufca ka thënë se në takim me Escobarin diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, rajon dhe më gjerë, procesin e dialogut dhe hapat e mëtejmë, me fokus të veçantë propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka ritheksuar se për dallim nga Serbia, Kosova ka luajtur rol konstruktiv përgjatë gjithë procesit të dialogut, përfshirë edhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

“Diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend, rajon dhe më gjerë, procesin e dialogut dhe hapat e mëtejmë, me fokus të veçantë propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Republika e Kosovës është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet në rajon. Gjithashtu, për dallim nga Serbia si palë minuese, Republika e Kosovës ka luajtur rol konstruktiv përgjatë gjithë procesit të dialogut, përfshirë edhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel”, ka thënë Konjufca.

Kryekuvendari ka shtuar se Kosova asnjëherë nuk do ta humbë fokusin nga njohja e plotë, dhe se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet në procesin e dialogut me Serbinë duhet të respektojë në plotni sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Ritheksova se asnjëherë nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë, dhe se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet në procesin e dialogut me Serbinë duhet të respektojë në plotni sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
E falënderova emisarin Escobar për angazhimin dhe rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në procesin e dialogut dhe shpreha gatishmërinë për fuqizimin e mëtutjeshëm të partneritetit të ndërsjellë, si dhe avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Konjufca.

Latest Posts

Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë

Në Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të...

Si mbërritën deri tek akpadia penale ndaj ish-presidentit, prokurorët e Manhatanit?

Akuza penale e ngritur ndaj ish-Presidentit Donald Trump në Nju Jork, rrjedh nga një pagesë për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë...