Pas Rambujesë e Vjenës, për Kosovën vjen Ohri i Maqedonisë, të Ali Ahmetit

Shkruan:
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 17 Mars 2023!

Më 18 Mars 2023, e gjithë bota demokratike euroatlantike dhe antieuroatlantike, do të drejtojë sytë nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, dhe do të përqëndrohet te kjo ngjarje e madhe!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, kanë vendosur që në Ohër, në Maqedoni të Veriut, të zhvillohet një nga evenimentet më të mëdha ndërkombëtare, që në fokus të saj do të ketë arritjen e Marrveshjes Historike, në mes të Kosovës dhe Serbisë!

Më 18 Shkurt 2023, në Ohër të Maqedonisë së Veriut të Ali Ahmetit, do të zhvillohet një eveniment i madh politik e kombëtar historik për Kosovën dhe Serbinë!

Është hera e parë që lajmi senzacional botëror, nuk paraqitet vetëm pse aty do të mbahen bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmejtësim ndërkombëtar, por senzacionale është edhe fakti se kjo do të mbahet në Ohër!

Të gjithë e dimë se kush është qyteti i Ohrit dhe çfarë historie perfaqëson!

Qyteti i Ohrit, është qyteti, ku është arritur Marrveshja Historike e Ohrit!

Në këtë qytet, ku ka zbritur nga malet liridashëse Marrveshja e hartuar nga eksperti amerikan Dr. Paul R. Williams dhe e nënshkruar fillimisht nga Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Ali Ahmeti, e cila pastaj është nënshkruar nga Presidenti Boris Trajkovski e Kryeministri i Maqedonisë Lupço Giorgevski, nga Kryetari i LSDM-së Branko Cervenkovski dhe Kryetarët e dy partive politike shqiptare Ymer Ymeri i PPD-së dhe Arber Xhaferi i PDSH-së!

Gjithashtu Marrveshja është firmosur edhe nga ndermjetësuesit ndërkombëtar, nga ai amerikan James Pardew dhe nga ai europian Fransoa Leotar!

Marrëveshja Kornizë, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, u nënshkrua nga partitë më të mëdha politike në vend dhe përfaqësuesve të posaçëm të BE-së dhe SHBA-së, dhe më 13 gusht 2001 u bë perfundimisht Marrveshje Hisorike dhe njihet si Marrveshja e Ohrit!

A do të ketë një përfundim të tillë edhe për Kosovën e Serbinë, ashtu sikur kishte për UÇK-në e partitë politike shqiptare dhe ushtrinë e partitë politike maqedone, mbetet të shihet, më 18 Mars 2023!

Por një gjë është e sigurtë, se delegacioni i Kosovës është në shtëpintë vëllëzërve të tij!

Delegacioni i Kosovës do ta ketë mbrojtjen të trefishtë, edhe të SHBA-së, edhe të BE-së edhe të Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti!