Uniformat e Policisë edhe në gjuhën shqipe, Grubi: Mision i kryer me sukses

Në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi Dekreti për uniformat e policisë, të cilin Qeveria e miratoi para një viti në bazë të...

Ali Ahmeti falenderon Amerikën dhe Europën: Marrëveshja është FITORE!

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Ohër deri në momentin kur palët në dialog kanë përfunduar bisedimet për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Ditën e filluar me shumë optimizëm në Ohër, po e përmbyllim me hapa të reja të arritjes së marrëveshjes së favorshme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Palët shprehën dakordësinë e shumëpritur publike për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, ky është lajm i madh dhe i shumëpritur që kontribuon në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Ky dialog tejkalon dimensionin bilateral, mbarëvajtja e suksesshme e tij me epilog njohjen e ndërsjelltë determinon orientimin europian të rajonit dhe rrumbullakëson shtetësinë e plotë të Kosovës.

Inkurajoj palët të vazhdojnë këtë rrugë të mbarë me besueshmëri të plotë në faktorin ndërkombëtar deri në vendosjen e nënshkrimit në marrëveshjen finale në Bruksel, akt nga i cili nuk humb askush, por fiton ardhmëria e shëndoshë e paqes dhe progresit.

Faleminderit🇺🇸 dhe 🇪🇺!

Latest Posts

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...

Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Uniformat e Policisë edhe në gjuhën shqipe, Grubi: Mision i kryer me sukses

Në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi Dekreti për uniformat e policisë, të cilin Qeveria e miratoi para një viti në bazë të...