Borrell: Kemi marrëveshje

Pas përfundimit të takimit mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Përfaqësuesi i Lartë të BE-së, Josep Borrell në një adresim për medie ka deklaruar se marrëveshja është arritur se sot kemi biseduar për planin e zbatimit.

Borrell ka konfirmuar që ka një marrëveshje për implementimin e planit të zbatimit. Borrell ka falënderuar Maqedoninë e Veriut për mikpritjen në Ohër.

Që nga ora 10:00 e ditës së sotme kanë nisur takimet mes palës kosovare dhe serbe me përfaqësuesit e BE-së e më pas edhe dy takime mes Kurtit dhe Vuçiq.