Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Në Emiratet e Bashkuara Arabe promovohet vepra e prof. Dr. Ismail Ahmedit dhe autorëve tjerë nga Maqedonia e Veriut

Në qytetin Sharika të Emirateve të Bashkuara Arabe në evenimentin programor intelektual për dialog kulturor u promovua libri “Kultura arabe dhe islame në Maqedoni dhe Kosovë shekulli 15-18” i autorit Prof. Dr. Ismail Ahmedi. Libri u botua nga ana e Institutit për Trashëgimi Kulturore të Sharikas në vitin 2021 dhe promovimi në prezencë të autorit u bë më 18 mars 2023 (e shtunë).

Në të njëjtën kohë, u promovuan edhe vepra të autorëve tjerë nga Maqedonia e Veriut siç është Fjalori Arabisht – Shqip i përgatitur nga prof. Mahir Hasani, i cili përmban afro 170 mijë fjalë dhe ne pergaditjen e tij eshte punuar gati 9 vite.

Këta promovime bëhen në suaza të manifestimit të ditëve kulturore të Sharikas ku enkas u organizua program intelektual për dialog nderkulturor me temën “Trashëgimia kulturore arabe në veprat e autorëve nga Maqedonia e Veriut”.

Ky aktivitet vjen në vazhdën e organizimeve të mehershme brenda projekteve të diplomacisë kulturore dhe dialogut ndërkulturor mes Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe të iniciuara nga Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në EBA – Abu Dhabi, Abdulkadar Memedi.

Në kuadër të këtij evenimenti me prezantimet e tyre u paraqitën prof. Dr. Ismail Ahmedi, prof. Mahir Hasani dhe pjesmares te tjere, kurse te njejtin e moderoi prof. Dr. Menni Bunuama, Drejtori per botime dhe publikime i Institutit. Libri “Kultura arabe dhe islame në Maqedoni dhe Kosovë shekulli 15-18” i autorit Prof. Dr. Ismail Ahmedi përmbledh fakte historike dhe shkencore të lashtësisë së trashëgimisë kulturore dhe zanafillës së kultures arabo-islame në trojet tona, komunikimit ndërkulturor, e ardhmja dhe përfitimet e saja afatgjate.

Vlen të theksohet se vepra e prof. dr. Ismail Ahmedit u radhit në mesin e botimeve të dalluara të Institutit të Sharikas, nga ana e të cilit u prezantua në disa manifestime botërore, siç ishte edhe Panairi ndërkombëtar i librit I mbajtur në Repubulikën Arabe të Egjiptit në shkurt të këtij viti. Fjalori Arabisht – Shqip i Prof. Mahir Hasanit është në fazën përfundimtare të botimit dhe i njëjti paraqet një domosdoshmëri të nevojshme për të gjithë nxënësit, studentët dhe hulumtuesit e gjuhës dhe kulturës arabe, si dhe i njëjti së shpejti pritet të gjendet në duart e lexuesve në trojet tona.

Latest Posts

Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë

Në Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të...

Si mbërritën deri tek akpadia penale ndaj ish-presidentit, prokurorët e Manhatanit?

Akuza penale e ngritur ndaj ish-Presidentit Donald Trump në Nju Jork, rrjedh nga një pagesë për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë...