Grubi: Autostrada Tetovë – Gostivar do të jetë tërësisht e re

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi duke folur për ndërtimin e Korridorit 8-të ka thënë se më 4 prill do të vendoset gurë-themeli i këtij projekti.

Ai ka thënë se autostrada Tetovë-Gostivar do të jetë tërësisht e re sepse siç potencoi ai, momentalisht e njëjta nuk është as autostradë.

“Do të ndërtohet tërësisht e re, autostrada Tetovë-Gostivar. Do të ketë nga tri korsi nga të dyja anët. Gurë-themeli do të vendoset më 4 prill. Momentalisht rruga, Tetovë-Gostivar nuk është as autostradë, sepse ka nga dy korsi”, tha Grubi.

Ai foli për kompaninë “Bechtel Enka”.

“Është kompani e madhe, për ta flasin edhe vet veprat e tyre, ata ndërtojnë në Serbi, Kosovë, Mal të Zi e shumë vende të tjera. Ata planifikuan edhe rrugën Shkup-Bllacë”, deklaroi Grubi.