Shtëpia e Bardhë akuza Kinës: Nuk po tregoni paanshmëri në luftën në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë pretendimin e Kinës për të mbajtur një pozicion të paanshëm në luftën në Ukrainë pas një samiti midis presidentit rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping në Moskë.

 

“Unë nuk mendoj se ju mund ta shikoni në mënyrë të arsyeshme Kinën si të paanshme në asnjë mënyrë,” tha John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

 

Më herët, Xi tha se Pekini mbajti një qëndrim të paanshëm në luftë pas bisedimeve të gjata me Putinin në Moskë.

 

Shtetet e Bashkuara mbajtën një pikëpamje skeptike për samitin, veçanërisht qëllimin e deklaruar të Kinës për të vepruar si paqebërës.

 

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se nëse Kina dëshiron të luajë një rol konstruktiv, ajo do të përdorte ndikimin e saj për të nxitur Rusinë që t’i japë fund luftës.