Afera e inceneratorëve/ Gjykata “zbut” dënimin e Alqi Bllakos

Gjykata i ka kërkuar prokurorisë të saktësojë akuzat e ngritura ndaj ish sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit, Alqi Bllako nga korrupsion i zyrtarit të lartë në korrupsion të funksionarit publik.

 

Rikualifikimi i kësaj vepre penale zbut marzhin e dënimit ndaj Bllakos.

 

Po ashtu, edhe ndaj ish-zv Presidentit të FSHF, Arben Dervishaj, gjykata rikualifikoi akuzën nga shpërdorim detyre në Korrupsion pasiv në sektorin privat dhe falsifikim dokumentesh.