Hungaria: Nuk e arrestojmë Putin/ Orban kundër vendimit të Gjykatës Penale ndërkombëtare

Hungaria ka dalë kundër vendimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Hagës për urdhër arrestin ndaj Presdentit të Rusisë, Vladimir Putin. Shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban ka njoftuar se nuk do ta arrestojnë, kreun e Kremlinit nëse viziton vendin e tij.

 

Në një deklaratë ai u shpreh se nuk ka asnjë bazë ligjore për të kryer një veprim të tillë i cili, sipas tij do ta çonte situatën drejt përshkallëzimit të mëtejshëm dhe jo drejt paqes.

 

Hungaria është nënshkruese dhe ratifikuese e Statutit të Romës që krijoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare e cila lëshoi një urdhërarrest për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke e akuzuar atë se është përgjegjës për krime lufte në Ukrainë.

 

Gjykata e hages, e përbërë nga 123 anëtarë, nuk ka forcë të saj policore për të zbatuar urdhër-arrestet, por varet nga shtetet anëtare që të arrestojnë të dyshuarit për t’i sjellë më pas për gjyki.

 

Vendimi i Gjykatës është mbështetur nga Shtetet e bashkuara dhe ukraina megjithëse nuk janë anëtarë, ndërsa Rusia e ka cilësuar si skandaloz.