Një gazetar bjellorus, i cili shkroi për një bastisje, që rezultoi vdekjeprurëse, nga oficerët e Komitetit të Sigurimit të Shtetit (KGB) në një apartament në Minsk në shtator 2021, është dënuar me tre vjet burgim.
Më 23 mars, Gjykata e Qytetit të Minskut dënoi Henadz Mazheyka, një ish-korrespondent i edicionit bjellorus të gazetës Komsomolskaya Pravda me bazë në Moskë, pasi e shpalli atë fajtor për nxitje të urrejtjes sociale dhe fyerje të sundimtarit autoritar, Alyaksandr Lukashenka.
Mazheyka u arrestua në tetor pasi u ekstradua nga Rusia. Ai fillimisht u akuzua për nxitje të urrejtjes sociale. Hetuesit thanë se kishin gjetur audio të Mazheykas duke “fyer Lukashenkën” dhe ngritën një akuzë shtesë kundër gazetarit.
Mazheyka është një nga dhjetëra bjellorusët e arrestuar në të gjithë vendin me akuza të ngjashme në lidhje me ngjarjen në Minsk, në fund të shtatorit 2021, ku vdiqën një punonjës të teknologjisë informative dhe një oficer i KGB-së.
Arrestimet lidhen me komentet të arrestuarve që i kishin postuar në rrjetet sociale në lidhje me ngjarjen.
Autoritetet bjelloruse bllokuan faqen e internetit të gazetës Komsomolskaya Pravda, pasi artikulli i gazetarit të arrestuar u publikua në lidhje me Andrey Zeltsar, një punonjës i kompanisë së IT Systems EPAM me bazë në SHBA, i cili u qëllua për vdekje gjatë incidentit.
Në artikull, një shok klase i Zeltsar, e kujton atë si një person të denjë.
Pak dihet për të shtënat, por thuhet se Zeltsar dyshohet se qëlloi dhe vrau oficerin e KGB-së Dzmitry Fedasyuk.
Autoritetet pretenduan në atë kohë se “një kriminel veçanërisht i rrezikshëm” kishte hapur zjarr ndaj oficerëve të sigurisë pasi ata u shfaqën në banesën e tij duke kërkuar “individë të përfshirë në aktivitete terroriste”.
Liderja opozitare bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, gjatë një interviste dhënë Radios Evropa e Lirë. Pragë, 11 maj 2022.
Lukashenka ka lëshuar kërcënime të fshehta për njerëzit që postojnë komente në rrjetet sociale duke lavdëruar Zeltsar, dhe duke kritikuar Fedasyuk, duke thënë: “Ne i kemi të gjitha llogaritë e tyre dhe ne mund të shohim se kush është kush”.
Disa individë janë dënuar me burg në muajt e fundit me akuza në lidhje me komentet për incidentin./REL/