BDI: Në radhët e VMRO DPMNE-së ka deputetë me orientim europian

Bashkimi Demokratik për Integrim i bën thirrje opozitës që t’i bashkohet përpjekjeve për një Maqedoni të Veriut europiane dhe vazhdimin e rrugës integruese si alternativa e vetme për vendin tonë.
Ëndrra dhe aspirata europiane e qytetarëve tanë varet nga deputetët në Kuvend dhe guximi i tyre për të marrë një vendim për brezat e ardhshëm, jo ​​për zgjedhjet e ardhshme.
Guximi dhe vendosmëria në vendimmarrje shpërblehet nga qytetarët, por edhe nga miqtë tanë euro-amerikanë.
Ne bëjmë thirrje për një front të përgjithshëm shoqëror europian dhe formimin e një aleancenpër Maqedoninë e Veriut europiane.
Shqetësuese janë deklaratat pa ekuivoke të liderëve të opozitës kundër integrimit europian dhe refuzimi i ndihmës nga partnerët tanë ndërkombëtarë, por jemi të bindur se deputetët dhe qytetarët nuk ndajnë qëndrimet izolacioniste dhe antieuropiane të liderëve të tyre, por do të vendosin për të vazhduar me guxim dhe me meritë rrugën europiane.
Në VMRO DPMNE ka forca europiane që nuk identifikohen me pikëpamjet e liderëve të tyre aktual dhe nuk duan të përsërisin të njëjtat gabime kur ata qëndruan në anën e gabuar.
Narrativi, mendimi dhe veprimet e sotme të opozitës, për fat të keq, janë të njëjta me ato të 6-7 viteve më parë, gjë që e izoloi opozitën ndërkombëtarisht, por edhe atëherë deputetë të opozitës gjetën forcë dhe guxim dhe tejkaluan sfidën andaj dhe sot Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s dhe po negocion për anëtarësim në Bashkimin Europian.