Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...

Drama e luftës/ Në Bakhmut kanë mbetur vetëm 500 banorë, ishin 70 mijë

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.   Këtë e deklaroi kryetari...

Bilall Kasami e la në gjendje skandaloze pjesën e jashtme të stadiumit të qytetit

“Këto dyqane që shihni pas meje, dikur ishin që të gjitha në funksion, megjithatë, qiraxhinjtë u hoqën nga këta dyqane, me pretekstin se do fillojë meremetimi i stadiumit, përkatësisht rindërtimi i tij, megjithatë, kaluan shumë vite tashmë dhe stadiumi i qytetit mbeti në këtë gjendje siç e shihni. Dyqanet që dikur ishin në funksion, tani janë kthyer në një çerdhe për narkomanët dhe deponi të fshehura”.

Banorët thonë se është për të ardhur keq që askush nuk interesohet për problemin.

“I kanë mbush sërish, çka të bësh natën i hedhin aty dhe ikin. S`ka gjë prej kësaj, dikush duhet të interesohet por askush asgjë, ka ca vite që thonë do bëhet por asgjë. Turp Tetova të ketë stadium të këtillë. Edhe qyteti do merr një pamje tjetër të bukur. Dy kemi por ky i riu është bë më i vjetër se ai i vjetri”, tha një banor.

“Stadiumi na pengon shumë sepse është kthyer në deponi, por edhe udhëheqësit komunal kanë faj, duhet të bëjnë ndryshime të kërkojnë investitor. Shiheni vetë, papastërti e madhe është këtu, kjo hiqet vetëm nëse rregullohet stadiumi ndryshe asgjë”, theksoi një tjetër banor.

Edhe tifozët shprehen të revoltuar.

“Komuna hedh fajin Qeverisë e Qeveria komunës, topi i nxehtë gjithnjë i hidhet dikujt, por neve si tetovar nuk na intereson aspak ajo pjesë por duam të kem stadium. Është bë çerdhe narkomanësh që përdorin ato vende për gjëra të pahijshme, erë e keqe mban, ndotja mbeturina pafund ka, por këtu ka faj edhe komuna sepse kryetari i komunës bëri premtim se do e lëviz çështjen e stadiumit”, deklaroi një tifoz.

Nga komuna e Tetovës paralajmërojnë investime, por nuk zbulojnë detaje.

“Komuna e Tetovës ka një akordim parimor me kompaninë që ka nën koncesion stadiumin e Tetovës dhe ne i kemi bë një ofertë kompanisë dhe po shqyrtohen mundësitë ligjore që të jetë sa më mirë e realizueshme në aspektin juridik”, tha Abli Qamili. Zëdhënës i komunës së Tetovës.

Latest Posts

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...

Drama e luftës/ Në Bakhmut kanë mbetur vetëm 500 banorë, ishin 70 mijë

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.   Këtë e deklaroi kryetari...

Mos i humbisni

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren...

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...