Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...

Drama e luftës/ Në Bakhmut kanë mbetur vetëm 500 banorë, ishin 70 mijë

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.   Këtë e deklaroi kryetari...

Interes ndërkombëtar për “Melian”, brande të tjera spanjolle kërkojnë të vijnë në “San Pietro Resort”

Hoteli me 5 yje “Melia” Durrës në Gjirin e Lalzit, ka ndryshuar së fundmi këndvështrimin si nga ana e tour-operatorëve por ashtu edhe të brandeve të hoteleve të njohura në mbarë botën për Shqipërinë, i cili tashmë prezantohet si një destinacion mjaft atraktiv duke shfaqur mjaft interes potencial për zhvillimin e turizmit elitar në vendin tonë.

 

Brendi prestigjioz spanjoll i hotelerisë “Melia”, i cili do të fillojë të operojë me shërbimet e tij javët e ardhshme pranë “San Pietro” Resort, duket se ka sjellë edhe interesimin e shumë grupeve të tjera ndërkombëtare të hotelerisë, kryesisht ato spanjolle si Ibersostar, Barcelo apo Catalonia, të cilat synojnë të kenë së shpejti hotelet e tyre në bregdetin shqiptar.

 

Me interesimin e vetë autoriteteve zyrtare spanjolle, ditët e fundit filloi të funksionojë “Dhoma Shqiptare e Tregtisë dhe Turizmit” e Ishujve Belarik, me seli në Palma de Majorka. Pra, aty ku edhe operojnë grupet më të rëndësishme të hotelerisë botërore, të cilat kanë shfaqur interesimin e tyre për të qenë në Shqipëri, duke bashkëpunuar me Grupin “Concord Investment”, i cili vjen nga një histori suksesi falë bashkëpunimit me “Melia” Hotels International.

 

Si President të Dhomës Shqiptare të Tregtisë dhe Turizmit, është zgjedhur Jose Yudici, i cili falë eksperiencës së tij disa vjeçare në industrinë e turizmit, do të synoj që vendi ynë të ketë interesin dhe vëmendjen e investitorëve spanjollë si dhe të rrisë bashkëpunimin me kompanitë “tour-operator” të turizmit në Spanjë.

 

“Melia” Durrës ka ngjallur së fundmi edhe interesin e institucioneve arsimore, që përgatisin brezat e rinj në profesionin e tyre, me qëllim zhvillimin e praktikave mësimore, teksa vetëm pak ditë më parë dhjetëra të rinj u bënë pjesë e ditës së rekrutimeve “talent day”, pranë këtij hoteli i cili siç edhe e përmendëm pritet të hapë dyert gjatë javëve të ardhshme.

 

Në këtë kuadër z. Jose Yudici – President i Dhomës së Tregtisë dhe Turizmit të Shqipërisë në Spanjë deklaron se “do të kërkojë të ngjallë interesin për bashkëpunim mes institucioneve arsimore spanjolle dhe atyre shqiptare, veçanërisht me Universitetin e Ishujve Balerik, për të nisur një program “binjakëzimi” për të ndarë njohuritë, informacionet dhe për të përmirësuar programin e turizmit dhe mikpritjes në vendin tonë”.

 

Prania e markave të tilla prestigjioze të cilat ofrojnë shërbimet të hotele me 5 yje si “Melia” në Shqipëri, natyrshëm që nxiti edhe investime të tjera kryesisht ato të transportit ajror teksa nga muaji qershor 2023, do të nisin fluturimet direkte nga Madridi në Tiran me linjën Iberia Airlines, ndërkohë që dy tour-operatorët spanjollë “World2Meet” dhe “Soltour”, do të mbulojnë me fluturime “charter” destinacione të ndryshme nga Spanja drejt Tiranës, duke filluar çdo ditë nga ky sezon veror.

 

Në këtë mënyrë pritet të rritet akoma edhe më shumë numri i turistëve spanjollë që vizitojnë vendin tonë, turistë të cilët sipas statistikave të INSTAT kanë njohur rritjen më të madhe të grupit të turistëve të huaj, me afërsisht 3.6% herë më shumë se në vitin 2021.

 

Hoteli me 5yje “Melia” Durrës, është një investim i realizuar nga ana e “Concord Investment”, grup i cili ka ambicie të qarta për të vazhduar investimet si në hoteleri ashtu edhe në industrinë “real estate” në Shqipëri.

 

Pas ndërtimit të Rezortit “San Pietro” në Gjirin e Lalzit, “Concord Investment” është duke realizuar një tjetër investim të ngjashëm në Palasë, “San Nicolas” Resort si dhe “Arameras” Beach & Resort në Ksamil. Në fokus të investimeve të Grupit është gjithashtu edhe turizmi nautik, duke përmendur këtu Marinën Orikumit në Vlorë apo Marina Bay Saranda, projekte këto ambicioze, të cilat i japin një impakt pozitiv zhvillimit të turizmit, por edhe ekonomisë në Shqipëri.

Latest Posts

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...

Drama e luftës/ Në Bakhmut kanë mbetur vetëm 500 banorë, ishin 70 mijë

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.   Këtë e deklaroi kryetari...

Mos i humbisni

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren...

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...