Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...

Drama e luftës/ Në Bakhmut kanë mbetur vetëm 500 banorë, ishin 70 mijë

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.   Këtë e deklaroi kryetari...

Arsenali i armëve në Tiranë/ Gjykata shpall të pafajshëm Fatjon Muratin

Gjykata e Tiranës ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë ndaj emrit të njohur për drejtësinë Fatjon Murati, nga “arrest në burg” në...

Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë, e cila kufizohet edhe me Rusinë, edhe me Ukrainën.

 

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, më 25 mars citoi Putinin të ketë pohuar se nuk ka “asgjë të pazakontë” sa i përket këtij hapi, dhe se ai nuk shkel traktatet ekzistuese kundër përhapjes së armëve bërthamore.

 

“Jemi marrë vesh me [sundimtarin bjellorus, Alyaksandr] Lukashenka që të vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi, pa shkelur regjimin e mospërhapjes”, është cituar të ketë thënë udhëheqësi rus, nga TASS.

 

“Këtu nuk ka asgjë të pazakontë: e para, Shtetet e Bashkuara e bëjnë këtë prej dekadash. Ata që shumë kohë kanë vendosur armët e tyre bërthamore taktike në territoret e vendeve aleate të tyre”, ka thënë ai. “Jemi pajtuar që edhe ne të bëjmë të njëjtën gjë”.

 

Putin ka shtuar se Rusia po ndërton një depo ushtarake në Bjellorusi, dhe se Moska nuk do t’ia kalojë autoriteteve të Minskut kontrollin e armëve.

 

Traktati kundër përhapjes së armëve bërthamore është një pakt i rëndësishëm, që ka për qëllim parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore dhe teknologjisë së armëve, i cili është nënshkruar nga më shumë se 190 vende, dhe ka hyrë në fuqi më 1970.

 

Putin më 25 mars po ashtu kërcënoi me dërgimin e municioneve me uranium të varfëruar për ushtrinë e saj që po lufton në Ukrainë, nëse Perëndimi dërgon municione të tilla për Kievin. Një zyrtar britanik së voni ka sugjeruar se Londra mund ta bëjë një gjë të tillë.

 

“Rusia, sigurisht, ka kundërpërgjigjen. Pa ekzagjeruar, ne kemi qindra mijëra predha të tilla. Ne nuk i kemi përdorur ato ende”, ka thënë Putin në televizionin rus.

 

Ushtritë përdorin municionet me uranium të varfëruar për shkak të efikasitetit të tyre kundër tankeve dhe automjeteve të tjera të blinduara./REL/

Latest Posts

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...

Drama e luftës/ Në Bakhmut kanë mbetur vetëm 500 banorë, ishin 70 mijë

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.   Këtë e deklaroi kryetari...

Arsenali i armëve në Tiranë/ Gjykata shpall të pafajshëm Fatjon Muratin

Gjykata e Tiranës ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë ndaj emrit të njohur për drejtësinë Fatjon Murati, nga “arrest në burg” në...

Mos i humbisni

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren...

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

30 ushtarë të plagosur nga serbët/ BE: Të ndalet përshkallëzimi i situatës pa kushte

Pas tensioneve të së hënës nata në veri të Kosovës kaloi e qetë, por mëngjesin e kësaj të marte protestuesit janë rikthyer sërish.   Megjithatë deri...