Rikthehet ora verore/ Ndryshojnë akrepat gjatë natës, një orë më pak gjumë në mëngjes

Këtë të dielë është rikthyer ora verore.

 

Në orën 2 të mëngjesit të së dielës, akrepat lëvizën 1 orë përpara. Ky ndryshim do të thotë zgjim më herët, pra një orë më pak gjumë në mëngjes, por do të kemi një orë më shumë dritë.

 

Ndryshimi i orës është një traditë që bëhet të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit.

 

Ky ndryshim ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës së diellit.